Zëvendëskryeministri Bytyqi në takimin me ambasadorin japonez Savada - Bashkëpunimi dypalësh midis vendeve është në një nivel të kënaqshëm, ka potencial të madh për avancimin e bashkëpunimit ekonomik

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi  u takua sot me ambasadorin e Japonisë, Shkëlqesinë e Tij, Hironari Savada, me të cilën u bisedua për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe potencialet për intensifikimin e mëtejshëm të tij.

Zëvendëskryeministri Bytyqi falënderoi ambasadorin japonez për mbështetjen që ky vend e jep për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që është një nga donatorët më të mëdhenj dypalësh për realizimin e programeve dhe projekteve të veçanta, me mjete financiare nga populli japonez, që zbatohen përmes Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Japonisë (JIKA).

Bytyqi dhe Savada vunë në dukje se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë në një nivel për lakmi dhe ranë dakord se ka potencial i madh për avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri theksoi se krijimi i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2041 është në proces e sipër, e cila duhet të pasqyrojë konsensusin ndër gjeneratat, atë gjinor, ndëretnik, ndërpartiak dhe afatgjatë për prioritetet e vendit, në mënyrë që të sigurohet zhvillim gjithëpërfshirës, i gjelbër dhe i qëndrueshëm për të gjithë, e në veçanti për kategoritë më të prekshme të njerëzve.

Ai theksoi se politikat ekonomike të Qeverisë kanë për qëllim tërheqjen e investimeve të reja nga kompanitë e teknologjisë së lartë, siç është pa dyshim rasti në Japoni, dhe se qëllimi i Qeverisë është të rrisë konkurrentshmërinë e vendit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor përfshirë këtu kompanitë në zinxhirët e kompanive prodhuese. Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në infrastrukturë, energjetikë, transport, sektorin digjital dhe bashkëpunim midis kompanive të vogla dhe të mesme nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadori Savada ranë dakord se në periudhën e ardhshme ata do të angazhohen për realizimin e projekteve të përbashkëta ekonomike, në mënyrë që të thellohet bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve mike.