Kryeministri Zaev: Në mënyrë të hapur veprojmë për barazi më të madhe gjinore – sot gratë gjithnjë e më shumë udhëheqin me pozicione të larta

Kryeministri Zaev, përmes video fjalimit e hapi panelin e dytë me temë “Angazhimet e burrave për barazi gjinore” në kuadër të konferencës “Gratë në politikën ndërkombëtare” organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:

“Të nderuar pjesëmarrës në konferencën “Gratë në politikën ndërkombëtare”,

Në fillim ju lus për mirëkuptim sepse nuk jam në mundësi që fizikisht të jem i pranishëm në këtë konferencë jashtëzakonisht të rëndësishme, në një debat edhe më të rëndësishëm në panel me temë “Angazhimet e burrave për barazi gjinore”.

Roli i grave në të gjitha fushat e shoqërisë maqedonase është domethënës dhe i rëndësishëm. Roli i tyre aktiv në krijimin dhe realizimin e çështjeve të rëndësishme politike me interes në vend do të kontribuojë për afirmimin dhe realizimin e përcaktimit të ndërgjegjshëm politik gjinor në përmirësimin e barazisë gjinore në fushën e pjesëmarrjes politike, ndërsa me këtë edhe pjesëmarrja e grave në politikën e jashtme.

Si përfaqësues i Qeverisë, përfaqësoj zbatimin efektiv të strategjive nacionale për pjesëmarrje të barabartë të grave në politikë, si dhe të gjitha rekomandimet që vijnë nga konventat ndërkombëtare, standardet dhe praktikat pozitive.

Gjithmonë duhet të përpiqemi të japim më të mirën që mundemi për kontributin tonë në barazinë e plotë, të pakushtëzuar të grave dhe vajzave të përfshira në politikë.

Asnjë vend nuk mund të lejojë të lërë pas një pjesë serioze të popullsisë së tij. Kjo nuk duhet të jetë e pranueshme.

Vajzat dhe gratë duhet të kenë të drejtë të barabartë me burrat të marrin pjesë, të zgjidhen në pozicionet më të larta, në zë, në të gjitha segmentet e shoqërisë dhe zhvillimit, ndërsa këtu patjetër përfshihet edhe pjesëmarrja e tyre në politikën e jashtme në vend.

Ne jemi të detyruar të sigurojmë atë me politika të vazhdueshme për barazi gjinore dhe me zbatimin e detyrimeve nga konventat dhe deklaratat të pranuara në mënyrë ndërkombëtare.

Të mos harrojmë: Kur angazhohemi dhe kur ndërtojmë kushte për pjesëmarrje të barabartë të grave, në fakt ndërtojmë botë më të mirë për të gjithë.

Unë kam thënë shumë herë dhe do ta përsëris:

Në këto kushte kur burrat janë akoma në numër shumë më të madh bartës të funksioneve dhe vendimeve, është shumë i rëndësishëm roli ynë, roli  i burrave, në përmirësimin e sistemit dhe veprimi i hapur për barazi më të madhe gjinore.

Të tregojmë se kjo nuk është vetëm luftë e grave. Kjo është luftë që duhet të mbështetet nga të gjithë personat progresiv. Të drejtat nuk kanë gjini, ndërsa dallimet nga secili aspekt, madje gjinor, e bëjnë shoqërinë më të drejtë dhe më humane.

Kam bashkëpunuar dhe bashkëpunoj me shumë kolege, gra, të cilat në mënyrë tregojnë zell, përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në kryerjen e detyrimeve të tyre.

Mund të pajtohemi se statusi i grave në shoqëri gradualisht po përmirësohet, por edhe më tepër duhet të pajtohemi me faktin që duhet të arrijmë barazi të plotë gjinore edhe atë arritje duhet ta konfirmojnë vetë gratë, jo ne burrat.

Gratë sot janë më shumë të pranishme dhe të përfaqësuara në fusha të konsideruara tradicionalisht "mashkullore", siç janë politika, politika e jashtme, siguria, ekonomia, biznesi, por ka ende punë për të bërë për përmirësimin e pozitës dhe nevojave të grave në shoqëri.

Jam i bindur se këtë konferencë të parë vjetore për promovimin e pjesëmarrjes së grave në politikën e jashtme është edhe një hap i madh dhe i rëndësishëm për realizimin e vizionit për arritjen e pjesëmarrjes më të madhe të grave në jetën publike dhe përforcimin e pozitës së grave dhe vajzave në atë fushë.

Veçanërisht më gëzon që nga kjo konferencë do të dalë nisma për formimin e rrjetit rajonal të grave diplomate nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor për shkëmbimin e ideve dhe mundësive për bashkëpunim për zbatimin e proceseve reformuese në rajon dhe për promovimin dhe afirmimin e tij në strukturat ndërkombëtare për integrim në Bashkimin Evropian.

Ju uroj konferencë të suksesshme dhe rezultate të cilave do t’u gëzohemi të gjithë”.