Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot pati një takim me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Narine Sahakjan.
Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe Sahakyan diskutuan për fillimin e fazës së dytë të zbatimit të projektit “Mbështetje për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2021-2041”.
Në fazën e parë të projektit u përgatit një metodologji moderne dhe novatore, ndërsa në fazën e dytë do të formulohet teksti i strategjisë. Temat që do t’i përfshijë strategjia do të përcaktohen përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe participues që synon të përfshijë sa më shumë palë të interesuara. Të dyja fazat deri më tani janë mbështetur financiarisht nga Mbretëria e Bashkuar. Projekti zbatohet me mbështetjen teknike të Programit të Zhvillimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe me pjesëmarrjen aktive të Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të OKB-së, e cila do të vë në veprim njohuritë dhe përvojën kolektive të të gjitha agjencive të OKB-së në vend.
Bytyqi dhe Sahakjan diskutuan gjithashtu bashkëpunimin midis qeverisë, UNDP-së dhe agjencive të tjera të Organizatë së Kombeve të Bashkuara për një projekt të ri potencial, të financuar nga “Fondi i Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm” të OKB-së, me çka do të krijoheshin mundësi të reja për financim të gjelbër dhe do të përshpejtohej kalimi në burimet e rinovueshme të energjisë dhe rritjen e efikasitetit energjetik.
Përfaqësueses së përhershme të UNDP-së Sahakjan, mandati trevjeçar në vend i përfundon në tetor 2021, me këtë rast shfrytëzoi takimin për të falënderuar zëvendëskryeministrin Bytyqi për bashkëpunimin e suksesshëm me Qeverinë në vitet e fundit, duke theksuar se UNDP do të vazhdojë të jetë një partner i ngushtë zhvillimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të arrihen prioritetet kombëtare dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030.
Në margjinat e takimit, zëvendëskryeministri Bytyqi falënderoi për angazhimin personal dhe profesional të përfaqësueses së përhershme të UNDP-së Sahakjan dhe Programit të Zhvillimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në përgjithësi, për realizimin e projekteve që lidhen me arritjen e qëllimeve globale të zhvillimit të qëndrueshëm. Ai theksoi se në të kaluarën ata kishin një bashkëpunim vërtet frytdhënës dhe konstruktiv, i cili në të ardhmen do të sjellë përfitime për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Bytyqi uroi që Sahakjan të punojë me të njëjtin përkushtim dhe sukses në pozicionin e ri, duke theksuar se bashkëpunimi midis Qeverisë dhe UNDP-së do të jetë në një nivel të lartë në të ardhmen.