МОН: повторно активни конкурсите за стипендии за ученици запишани во дуални паралелки и во тригодишно средно стручно образование

Në drejtim të ndarjes  së plotë  të fondit të bursave për nxënës të  parashikuar për këtë vit shkollorë 2021-2022, Ministria e Arsimit dhe e  Shkencës ka shpallur konkurse të përsëritura   për ndaerjen  e bursave të dedikuara  për nxënësit  e regjistruar në paralele  duale  dhe për bursa për nxënësit  e regjistruar në arsimin e mesëm profesional trevjeçar.

 

Konkursi për ndarjen  e bursave për nxënësit  e regjistruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat do të realizohet arsimi praktik me fond të rritur  të orëve  , gjendet  ne link .

në vazhdim.Ndahen  900 bursat e tjera  në këtë kategori, pasi në konkursin fillestar nuk u ndanë   të gjitha 1500 bursa . Mundë të aplikojnë nxënësit e rregullt të regjistruar në paralele duale , të cilët nuk e përsëritën vitin, dhe nuk janë shfrytëzues  të bursave nga ofrues tjetër dhe se  janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut .

Konkursi për ndarjen  e bursave për nxënësit  e regjistruar në arsimin trevjeçar profesional publikohet në linkun në vazhdim. Është  parashikuar ndarja  e 390 bursave për nxënësit e rregullt të shkollave të mesme të cilët realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut , dhe nuk kanë përsëritur një vit gjatë arsimimit dhe nuk janë shfrytëzues  të  bursës  nga ofrues tjetër. Përndryshe, në konkursin fillestar për këtë lloj të bursave , janë paraparë   gjithsej 500 bursa

Nxënësit  që plotësojnë kushtet për të fituar të drejtën për shfrytëzimin e  njërës nga dy llojet e ofruara të bursave, plotësojnë  aplikim elektronik dhe bashkëngjitin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, të plotësojnë aplikim në formë të  letrës  (lista evidentuese ) dhe të dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe e Shkencës deri më datën  30.09.2021, në periudhën nga ora  08-16.

Për çdo informacion plotësues dhe mbështetje , kontaktet e  të punësuarve në Sektorin për standardin e nxënësve dhe studentëve  , si dhe të të gjithë punonjësve të tjerë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës publikohen në këtë linkun.   

Këto dy lloje të bursave u përfshinë  për herë të parë këtë vit, si rezultat i përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë e arsimit të mesëm profesional, duke sjellë përfitimet e tij më pranë të rinjve dhe stimulimi i tyre për regjistrim në shkollat ​​e mesme profesionale.. Shuma e bursës është 3500 denarë në muaj, dhe paguhet për 9 muaj të vitit.