Zaev: Përpiqemi që shoqëria jonë t’i pranojë në tërësi politikat për afirmimin dhe përfshirjen e gjuhës së shenjave

Sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përmes fjalimit me video e uroi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, 23 Shtatorin.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Zaev në tërësi:

“Sot e festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, që përdoret nga 72 milionë njerëz në botë. Shënimi i kësaj dite na bën pjesë e bashkësive progresive në botë, afirmues të gjuhës së shenjave.  

Qeveria jonë, përmes politikave për promovimin e mundësive të qytetarëve nga bashkësitë e personave të shurdhër dhe me probleme në dëgjim, barazon gjuhën e shenjave me të gjitha gjuhët e tjera të folura.

Përpiqemi që shoqëria jonë ta pranojë plotësisht këtë vlerë. Duke ndjekur shembullin tonë të bashkëpunimit me Unioni Nacional të personave të shurdhër dhe personave me probleme në dëgjim, shoqëria duhet të zbatojë të gjitha mundësitë për qytetarët tanë me dëgjim të dëmtuar.

Në këtë mënyrë krijojmë ambiente miqësore për qasje të barabartë dhe për kyçje të bashkëqytetarëve tanë me dëgjim të dëmtuar në proceset shoqërore dhe politke. Në jetën e përditshme.

Bashkë me ekspertët dhe në bashkëpunim me Unionin Nacional të personave të shurdhër dhe personave me probleme në dëgjim, hyjmë në mbështetjen e standardizimit të gjuhës së shenjave për sa më shumë njohës të kësaj gjuhe. Punojmë sistematikisht që ta zbatojmë kuadrin ekspert që shfrytëzon gjuhë të shenjave në arsimin parashkollor, në kopshte. Sepse përfshirja fillon nga mosha më e re.

Në paraqitjet e mia publike, ne përfshijmë përkthyes shenjash kudo që të jetë e mundur. Dhe unë bëj thirrje të hapur që kjo praktikë të bëhet e përditshme për të gjithë zyrtarët dhe punonjësit social. Ta bëjmë qasjen në informacion sa më të arritshëm për bashkëqytetarët tanë me dëgjim të dëmtuar”.