Zaev në Samitin e Ballkanit Perëndimor: BE-ja duhet të gjejë formulën për ta mbajtur fjalën para qytetarëve tanë dhe për të vazhduar zgjerimin në Ballkanin Perëndimor

“BE dhe Ballkani Perëndimor  gjithmonë do të jenë më të fortë së bashku. Edhe pse ky Samit nuk i kushtohet ekskluzivisht vetëm zgjerimit të BE -së, megjithatë,  e hap rrugën për vazhdimin e bisedimeve që do të sigurojnë zbatimin e vendimeve të zgjerimit të miratuara në mars të vitit të kaluar. Shpresoj që në dhjetor të vitit 2021 do të kemi një proces dhe rezultat fitimprurës, jo disfatë-disfatë. Ne këtu të gjithë kemi përgjegjësi për ta bërë këtë", tha Kryeministri Zoran Zaev në sesionin e dytë tematik të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bërdo-Kranj në Republikën e Sllovenisë, kushtuar zgjerimit të BE-së.

Kryeministri Zaev theksoi se është shumë e rëndësishme që në këtë Samit është e gjallë fryma e korrikut të këtij viti, kur Sllovenia mori kryesimin me BE-në dhe kur fuqishëm u shpreh përkushtimi për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Besoj, dhe shpresoj se  do të ndani të njëjtin mendim me mua, kur them se nevojitet një shtysë e re për të përshpejtuar procesin e vendimmarrjes, sepse bllokada do të vazhdojë t’i inkurajojë forcat retrogradë të cilët  kundërshtojnë unitetin dhe vlerat evropiane, të cilat janë vlerat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të cilat ne i kemi pranuar dhe përkujdesur", tha kryeministri Zaev.

Zaev theksoi se Maqedonisë e Veriut mori gjithçka që ishte e nevojshme dhe që u konfirmua si pozitive në mars të vitit 2020, dhe është e gatshme të ndërmarrë hapa shtesë të pranueshme, por se e njëjta përgjegjësi pritet nga ana tjetër për të tejkaluar bllokadën për zgjerimin e BE –së.

"Në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjës evropiane, do të intensifikojmë bisedimet me fqinjin tonë Bullgarinë dhe sinqerisht do të ndërmarrim hapa për të zgjidhur çështjet e hapura. Deri më tani ne kemi treguar gatishmëri dhe kontribut konstruktiv në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe përmes respektit të ndërsjellë dhe mbrojtjes së dinjitetit nacional, por çështjet e identitetit janë thjesht të pamundura për t'u negociuar", tha Kryeministri Zaev.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë në rrugën e reformave, tha Zaev dhe shtoi  se përmes strategjive qeveritare "Veprimi 2021" dhe "Evropa në vend", seriozisht zbatohen vlerat evropiane.

“BE -ja duhet të gjejë një formulë për mbajtjen e fjalës dhe vazhdimin  e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të shohin  dështim të madh në politikat e Unionit nëse urgjentisht nuk u ofrohet perspektiva evropiane.

"Ky proces nuk ka alternativë dhe për këtë shkak ne mbetemi të përkushtuar në qëllimin tonë strategjik - anëtarësimit në BE përmes zbatimit të plotë të vlerave dhe standardeve evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha Kryeministri Zoran Zaev në sesionin e dytë tematik të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bërdo-Kranj në Republikën e Sllovenisë, kushtuar zgjerimit të BE-së.