Zaev, Mariçiq dhe gjykatësi Nanev: Nuk ka më pritje nëpër sportele, qytetarët do të mund t’i nxjerrin dokumentet e nevojshme nga gjykatat për disa minuta

Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me ministrin e Drejtësisë Bojan Mariciq dhe kryetarin e Gjykatës Themelore në Kavadar, Lazar Nanev, sot mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp ku prezantuan rezultatet e procesit të digjitalizimit sistematik të gjyqësorit.

Me këtë rast, Kryeministri Zaev theksoi se digjitalizimi është ndër prioritetet kryesore që mbyll tema të caktuara nga qeveria "Veprimi 21" dhe "Evropa në vend"  dhe tha se ky proces duhet të jetë prioritet për të gjithë ministrat, drejtorët, kryetarët e komunave, si dhe për të gjithë personat përgjegjës në gjyqësor dhe veprimtaritë e tjera shoqërore që kryejnë shërbime për qytetarët.

“Në këtë mënyrë, qytetarët kursejnë në kohë dhe para. Nuk ka më pritje nëpër sportele as udhëtime nëpër qytete të tjera për të marrë dokumentin. Prej sot, në mënyrë elektronike do të nxirret certifikatë nga regjistrat penal të evidencës. Së shpejti do të fillohet edhe me shërbimin për certifikatë penale, si dhe për certifikatë se nuk është shqiptuar sanksion  ndaj një personi – ndalesë për kryerjen e një profesioni, veprimtarie ose detyre.

 
Të gjitha këto certifikata  u nevojiten qytetarëve për punësim, nëse duan të marrin vizë ose të punojnë jashtë vendit, si dëshmi se nuk kanë kryer vepër penale. Për më tepër, nëse një person dëshiron të aplikojë për tender, do të duhet të ketë një konfirmim të tillë. Të gjitha këto shërbime të reja do të jenë të në dispozicion  në faqen  elektronike  e– shërbime”, theksoi Kryeministri.

 
Me këtë, siç tha, hyjnë në histori procedurat për nxjerrjen e certifikatave nga evidenca penale në formë letre, për të cilat ishte e detyrueshme prania fizike në gjykatën kompetente sipas vendlindjes.
“Duke iu bashkuar gjykatave në Portalin e Shërbimit Nacional, qytetarët nuk kanë më nevojë të humbin disa orë për të marrë dokumentin që u nevojitet, por tani e marrin atë në tre minuta. Këto certifikata janë dokumentet e para elektronike të krijuara në përputhje me ligjin, të cilat i lëshon pushteti gjyqësor. Me këtë veprimtari, gjykata filloi të zbatojë rregulloren e BE -së, përkatësisht transpozimin e saj nacional me Ligjin për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale dhe me këtë iu bashkëngjit aplikimit në praktikë të Platformës Nacionale të Ndërveprimit. Llogaritjet janë se me futjen e këtyre shërbimeve, gjykatat do të bëjnë kursime të shprehura në miliona euro, të cilat do të jenë në gjendje t'i investojnë në përmirësimin e punës së tyre", tha Kryeministri Zoran Zaev.

Ai njoftoi se ky është fillimi i digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët që ata i marrin përmes sistemit gjyqësor, pas të cilit do të pasojë edhe pajisja e qindra sallave gjyqësore në vend dhe futja e teknologjisë më të avancuar informative në të gjitha 34 gjykatat në  vend.

Siç tha ai, digjitalizimi i sistemit gjyqësor do të minimizojë faktorin njerëzor në një pjesë të veprimeve procedurale dhe në praktikë nuk do të kemi më shumë raste se mbi 3.000 aktgjykime të pa dorëzuara dhe në maksimum do të eliminohen justifikimet për parashkrimin e ndjekjes.

 
“Dua t’ju rikujtoj se si pjesë e këtij procesi për digjitalizim sistematik u miratuan edhe ndryshimet e Ligjit për letërnjoftim, Ligjit për numër amë, Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjit për emër personal, Ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit  për paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve”, nënvizoi Kryeministri.

Me realizimin e aktiviteteve të parapara të digjitalizimit, siç tha, krijohet edhe mekanizmi për parandalimin e korrupsionit, i cili do të sigurojë ulje të faktorit njeri por do të përmirësohet edhe mënyra në të cilën qytetarët komunikojnë me institucionet.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq u shpreh i kënaqur nga rezultatet e para nga puna e lodhshme e këtij procesi shumë të rëndësishëm.

“Prej sot qytetarëve do t’u nevojiten tekstualisht disa minuta që të marrin certifikata nga evidenca penale. Së shpejti të njëjtën do të mund ta bëjnë edhe me certifikatën nga evidenca penale. Gjegjësisht po punohet edhe në shërbim të tretë, gjegjësisht lëshimin digjital të certifikatave se kundër personit nuk është shqiptuar sanksion – ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrimit. Mënyra është e shpejtë, ndërsa procedura është e thjeshtë dhe e sigurt. Analizat tregojnë se me vendosjen e teknologjisë informatike, kursimet e gjykatave do të jenë të mëdha, do të kursehen në resurse dhe në letër. Pikërisht për këtë, digjitalizimi ka edhe dimension ekologjik, ndërkaq në botë këto procese janë pjesë e të ashtuquajturit transformim i gjelbër – digjital i shoqërisë”, theksoi ministri i Drejtësisë, Mariçiq.

Ai nënvizoi se digjitalizimi i gjyqësorit është vetëm fillimi i procesit të modernizmit të shërbimeve ndaj qytetarëve, me ç’rast vijon instalimi i teknologjisë bashkëkohore informatike në të gjitha 34 gjykatat në vend, që do të sigurojë ehe gjykim në distancë, por edhe do të mundësohet video-regjistrimi nga gjykimet.

“Për suksesin e këtij procesi dua publikisht të falënderoj Gjykatën Supreme dhe Ministrinë e Shoqërisë së Informatikës, ndërsa do ta vazhdojmë bashkëpunimin edhe me partnerët tanë strategjik Shtete e Bashkuara të Amerikës, që dhanë mbështetje të madhe për procesin e digjitalizimit të gjykatave në mbarë vendin por edhe me OSBE-në dhe Qeverinë e Norvegjisë”, nënvizoi ministri i Drejtësisë Mariçiq.

Gjyqtari Nanev, si kryetar i grupit të punës për digjitalizimin e gjyqësorit, theksoi se shërbimet digjitale për dhënien e certifikatave kanë të bëjnë me personat fizik dhe juridik dhe i përfshin të gjitha gjykatat themelore që merren me lëndë penale dhe kundërvajtëse.

“Shërbimi mundëson parashtrim elektronik të kërkesës, pagesë elektronike përmes kartës bankare dhe marrjen elektronike të certifikatës në format PDF me bar kod – certifikatë që nënkupton ndërlidhjen e dokumentit  me nënshkrim elektronik dhe vulë elektronike të gjykatës që e lëshon dokumentin me të cilën konfirmohet vërtetësia e dokumentit. Shfrytëzimi i shërbimit digjital është i thjeshtë, i shpejtë dhe i lehtë. Përdoruese me anë të portalit nacional për shërbime  https://uslugi.gov.mk/ kyçet me emër përdorues të krijuar, për marrjen dhe shfrytëzimin e shërbimeve të DAP-it”, sqaroi Nanev.

Krahas fjalimeve të folësve, në konferencën për shtyp kishte edhe prezantim të shkurtë për prezantimin e procesit për marrjen e certifikatës nga evidenca penale.