Kryeministri Zaev u takua me ambasadorin e Holandës Kop: Mbështetje e vazhdueshme nga Holanda për eurointegrimet, bashkëpunim lidhur me reformat dhe avancim i marrëdhënieve ekonomike

 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e priti ambasadorin holandez në vend, Dirk Jan Kop.

Në këtë takim u bisedua për pjesëmarrjen e delegacionit qeveritar në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Slloveni më 6 tetor të vitit 2021.

Kryeministri Zaev, i cili dje e ka udhëhequr delegacionin, shprehu kënaqësi nga mbështetja e shprehur prej liderëve të BE-së pas përfundimit të Samitit në Kranjë, për inkuadrim  të Maqedonisë së Veriut në Union, duke shtuart se bisedat me Bullgarinë vazhdojnë  dhe duke shprehur bindje për tejkalim të kontestit në periudhën në vijim.

Ambasadori i Mbretërisë Holandeze Kop dërgoi urime për regjistrimin e suksesshëm  të zbatuar në vendin tonë, duke potencuar se  ky është proces i rëndësishëm  për zbatim të suksesshëm  të politikave për përmirësim të jetës së qytetarëve.

Në atë drejtim ishte vlerësuar se plotësimi i reformave, qeverisja e të drejtës siguron institucione funksionale dhe krijim të klimës së suksesshme të biznesit, me ç’rast bashkëbiseduesit u pajtuan se  krijojnë kushte të volitshme  për zhvillim të mëtutjeshëm, veçanërisht  në kapacitetet e shtetit juridik.

Kryeministri Zaev dhe ambasadori holandez Kop biseduan dhe këmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

Bashkërisht është konstatuar se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe se në vend  sillen masa të volitshme dhe krijohen mundësi për tërheqjen e investimeve të reja të huaja dhe inovacione veçanërisht në sektorin e bujqësisë.