Zaev në Samitin e “Ekonomist”: Zbatojmë politika të cilat siguruan stabilitet dhe rritje edhe në kushtet e kovid dhe e korrigjuan parashikimin e Bankës Botërore për rritjen e PBB-së

Me fjalimin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev filloi Samiti i Ballkanit Perëndimor në organizim të “Ekonomistit” londinez (The Economist).

Tema e Samitit është “Avancimi i përfshirjes dhe solidaritet evropian”, ndërsa në panelin e parë kryeministror me temë “Ballkani Perëndimor në botën post-kovid: Cila është rruga e drejtë drejt stabilitetit dhe prosperiteti?”, krahas Kryeministrit Zaev fjalim mbajtën edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministri i Republikës së Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë Arben Ahmetaj.

 Në vazhdim të kumtesës e përcjellim fjalimin e Kryeministri Zaev në Samitin e Ballkanit perëndimor në organizim të “Ekonomistit” londinez në mënyrë të plotë:

“Kam nderin dhe kënaqësinë, me fjalimin hyrës të hap këtë “Samit për Ballkanin Perëndimor”, në organizim nga “Ekonomist” i respektuar.

 Kënaqësia ime është më e madhe, pasi që sot jemi të gjithë së bashku, të dashur kolegë nga rajoni, ministra, ambasadorë, liderë biznesi, kryetarë komune, si dhe miq e mysafirë të shumtë të dashur.

Në Samitin e “Ekonomist” në Athinë, që u mbajt në korrik të këtij viti, theksova rëndësinë e një Ballkani të prosperuar ekonomikisht të shekullit 21, të integruar në Bashkimin Evropian.

Kjo arrihet ekskluzivisht përmes bashkëpunimit të përbashkët me vendet e rajonit, Bashkimin Evropian, SHBA-të dhe të gjitha vendet mike, me punë të përkushtuar dhe besim në një të ardhme më të mirë.

Unë jam krenar që Maqedonia e Veriut ka arritur një marrëveshje me Greqinë dhe që sot ne jemi anëtarë të NATO -s.

Kjo do të thotë siguri, si dhe mundësi për zhvillim ekonomik, investime dhe prosperitet ekonomik.

Vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, gjë që konfirmohet pa kushte nga Komisioni Evropian.

Falënderoj të gjitha shtetet anëtare të BE -së për mbështetjen e tyre të pa rezervë në këtë proces, ndërsa falënderime të veçanta Kryeministrit të Greqisë për mbështetjen, veçanërisht në muajt e fundit dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I përgëzoj organizatorët për temat e përzgjedhura saktësisht që prekin Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor, si dhe botën, veçanërisht kur bëhet fjalë për përparimin ekonomik në periudhën post-kovid, stabilitetin, standardin më të mirë dhe zhvillimin ekonomik.

Në këtë kuptim, tema e Samitit të këtij viti, "Promovimi i përfshirjes dhe solidaritetit evropian", është fokusi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Për mua është kënaqësi e madhe që sot, në Samitin e “Ekonomistit”, do t’i dëgjojmë pritjet për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor dhe se do të kemi mundësinë të diskutojmë për sfidat në ekonominë post-kovid me të cilat përballemi të gjithë.

Mendoj se është shumë e rëndësishme të diskutojmë së bashku çështjet e hapave të ardhshëm që do të na çojnë drejt rritjes më të lartë ekonomike, për reformat dhe zbatimin e tyre, konkurrencën, kohezionin social, sistemet financiare, partneritetet e biznesit dhe e gjithë kjo në kontekstin e rrugës dhe vizionit tonë të përbashkët drejt BE-së.

Me rëndësi është të dëgjojmë për sfidat e sigurisë dhe kontekstin e politikës së sigurisë, si dhe prioritetet e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Të nderuar miq,

Qeveria e Maqedonisë së Veriut punon me përkushtim për zhvillimin ekonomik të vendit, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe më të paguar, përmes investimeve të reja të një natyre të re dhe kushteve të drejta të tregut për investime, si për investitorët vendas ashtu edhe për ata të huaj.

Në atë kuptim, angazhimi ynë për krijimin e një mjedisi biznesi të parashikueshëm, krijimin e mekanizmave të sundimit të së drejtës, udhëheqjen e politikave stabile ekonomike dhe krijimin e kushteve të favorshme për investime tashmë janë konfirmuara.

Investimet e reja e rrisin aktivitetin ekonomik në vend. Kriza po kalon dhe ekonomia po rimëkëmbet vazhdimisht, stabilizohet dhe premton rritje në një të ardhme të afërt.

Gjegjësisht, falë rritjes prej 5.6 përqind në gjysmën e parë të vitit, pra 13.1 përqind vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, para pak kohësh Banka Botërore e rriti parashikimin për rritjen e PBB -së në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021, nga 3.6 në 4.6 përqind.

Parashikimet tona për këtë vit janë se rritja mund të kalojë 4.1 përqind, me pritjet që eksporti do të shënojë një  rritje me 10.6 përqind, ndërsa investimet bruto me 8 përqind.

Shkalla e punësimit, nga fundi i vitit 2020 e deri më sot, po rritet përsëri, me tempo të njëjtë si para pandemisë, me një rritje prej 1.5 përqind në tre tremujorët e fundit.

Papunësia tani është në 15.9 përqind, niveli më i ulët në historinë e re maqedonase. Ai është ulur me 4.8 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Përveç kësaj, sipas statistikave zyrtare, paga mesatare neto në vend po rritet vazhdimisht. Kështu, në qershor të vitit 2021, paga mesatare neto për punonjës ishte 28 784 denarë, ose pak më shumë se 460 euro.

Por pavarësisht shenjave të dukshme për optimizëm për të ardhmen e afërt, gjërat në ekonomi mund të ndryshojnë shumë shpejt. Kohët e fundit, Evropa dhe e gjithë bota janë kapur nga frika e inflacionit, e cila është rezultat i ndryshimeve strukturore dhe lëvizjeve të ngjashme në periudhën post-kovid, por edhe çmimit të lartë dhe të paqëndrueshëm të energjisë elektrike.

Lëvizje të tilla mund të "importohen" në Maqedoninë e Veriut. Ne jemi në treg të hapur. Qeveria është e përkushtuar të ndjekë një politikë të koordinuar monetare dhe fiskale dhe mbetet prezent për të ndërhyrë në rast të goditjeve të çmimeve.

Të nderuar,

Më lejoni që të përqendrohem pak më tepër edhe në temën themelore të këtij Samiti.

Së pari si më me rëndësishme, dërgoj mesazh të drejtpërdrejtë deri te të gjithë investitorët që të investojnë në Maqedoninë e Veriut.

Me disa fjalë do të argumentoj mesazhin tim.

Imunizimi masiv dhe rimëkëmbja e ekonomisë globale tanimë kanë ndikim pozitiv mbi kërkesën e eksportit maqedonas.

Në këtë kuptim, në pajtim të analizave të tre tremujorëve të këtij viti, në Zonat Teknologjike të Zhvillimit Industrial në Maqedoninë e Veriut është regjistruar një nivel dukshëm më i lartë i aktivitetit ekonomik në krahasim me të njëjtën periudhë në katër vitet e fundit.

Vetëm në tremujorin e tretë, eksportet arritën në 696 milionë euro, që është niveli më i lartë në të njëjtën periudhë në katër vitet e fundit.

Për më tepër, në periudhën nga janari deri në shtator të këtij viti, aktiviteti eksportues në zonat industriale arriti në 2 miliardë e 234 milionë euro, që është 39% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2020.

Krahasuar me vitin 2019, rritja është më shumë se 9%, ose 26.6%  në krahasim me vitin 2018.

Pritjet tona janë që ky trend të vazhdojë deri në fund të vitit, i cili, sipas vlerësimeve, eksporti mund të arrijë gati 3 miliardë euro në nivel vjetor, që do të jetë një nivel rekord deri më tani.
Përveç kësaj, sipas statistikave, vlera e eksporteve totale (pa eksportet nga "zonat"), në periudhën janar - gusht 2021, është në 4.6 miliardë euro. Kjo është një rritje prej 31.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këto argument dhe dëshmi se dalim nga kriza.

Përveç rimëkëmbjes graduale të ekonomisë globale, këto prirje pozitive janë rezultat i konceptit të ri të Qeverisë për të tërhequr investime në ZZHTI dhe investime në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.

Ai bazohet në analizën e planeve investuese 10 vjeçare, në bazë të të cilave vlerësohen kapacitetet dhe investimet e kompanisë, kështu që po përgatitet pako individuale për mbështetja nga ana e Qeverisë. Efektet e politikave ekonomike të Qeverisë për të mbështetur investimet, si dhe për të rritur konkurrencën e kompanive janë të dukshme.

Në vitin 2017, kur miratuam Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve, kishte 27 marrëveshje për të mbështetur kompanitë vendore dhe të huaja. Tani ka 245 marrëveshje me kompani që tashmë kanë një cikël investimesh prej mbi 150 milionë euro.

Vetëm në vitin 2021 deri më sot po shqyrtohen 150 aplikacione të reja për mbështetjen e cikleve të investimeve dhe besoj se më shumë se 110 prej tyre do të konfirmohen.

Deri në mesin e tetorit, kur procesi për këtë vit duhet të përfundojë, do të kemi 380 marrëveshje aktive për të mbështetur investimet nga kompanitë vendore dhe të huaja jashtë investimeve në ZZHTI-së. Kur i shtojmë edhe ato, kemi numër prej 420 kompanive që kanë hyrë në ciklin e investimeve.

Eshtë gjithashtu e rëndësishme që ciklet e investimeve të kompanive  nuk janë njëvjeçare, por të gjitha për një periudhë prej pesë deri në dhjetë vite.

Gjithashtu inkurajon edhe gakti që numri i kompanive që investojnë po rrit numrin e punonjësve dhe po zgjerojnë prodhimin.

E gjithë kjo është rezultat i klimës së parashikueshme të biznesit në vend. Nga ana tjetër, por sigurisht jo më pak e rëndësishme, është se ekipi ekonomik i Qeverisë po punon vazhdimisht dhe me përkushtim në përgatitjen e planeve për zhvillimin e ardhshëm afatmesëm të vendit.

Në këtë kontekst, Plani i miratuar ndërhyrës për investime 2021-2027, në vlerë totale prej 8.9 miliardë euro, mbulon të gjitha investimet që janë planifikuar të fillojnë në vend, përfshirë investimet private të investitorëve vendor dhe të huaj.

Ne investojmë në infrastrukturë, rrugë, shkolla, objekte sportive dhe shëndetësore, dhe gjithçka që ka vlerë të qëndrueshme për qytetarët dhe ndikon në përmirësimin e ekonomisë.

Me këtë ne jemi një mbështetje e drejtpërdrejtë për tërë ekonominë.

Fokusi ynë është i drejtuar drejt energjetikës, digjitalizimit dhe investimeve në teknologji të përparuara, si dhe zhvillimin e të gjitha degëve industriale dhe sektorëve.

Kemi investimin më të madh në historinë e ekonomisë së vendit me vlerë mbi 500 milionë euro të kompanisë gjermane VI-PI-DI. 69 turbina me erë do të instalohen në drejtimin Kumanovë – Nagoriçani i Vjetër- Rankovc - Kriva Pallankë, të cilat do të krijojnë mbi 400 megavat energji elektrike nga era në vendin tonë. Turbinat me erë do të jenë kapaciteti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Maqedoninë e Veriut dhe parku i erës më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Komplementar në Planin ndërhyrës për investime 2021-2027, është Plani i përgatitur për rimëkëmbjen dhe financimin e rritjes së përshpejtuar.

Ky plan do të konfirmojë konstatimin se Maqedonia e  Veriut është një vend me kushte dhe klimë të parashikueshme për investitorët, sepse përmban aspektet themelore që janë me rëndësi parësore për investitorët vendas dhe të huaj.

Plani është një pasqyrë e burimeve të financimit, fushave dhe sektorëve në të cilët do të investohet, instrumenteve financiare tërheqës për investitorët, një hartë të plotë për zbatimin e tij, por edhe masave për zbatimin, zbutjen dhe ballafaqimin me rreziqe të mundshme gjatë implentimit.

Të nderuar miq,

Shpresoj se kam isha bindës duke pohuar se investimi në Maqedoninë e Veriut është përfshirje afariste e vlefshme.

Përveç asaj që u përmend më sipër, duke shikuar drejt të ardhmes, në Maqedoninë e Veriut planifikohet mbështetje edhe për të ashtuquajturat “investime të gjelbra” në digjitalizim, veçanërisht në përforcimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor, si baza për zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Rruga jonë duhet të shpie drejt ndërtimit të një ekonomie të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Këtë ngjarje të rëndësishme sot e përjetoj si edhe një hap për përmirësimin dhe avancimin e politikave të bazuara në dëshmi dhe hulumtime, miqësi dhe bashkëpunim që janë jetike për Qeverinë dhe të cilat duhet të jenë të zbatueshme për të gjitha politikat e Qeverisë.

Jam i bindur se jemi në rrugë të mirë t’i realizojmë”.

Në Samit në panel sesione të veçanta do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, si dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Folës në ngjarje do të jenë përfaqësues të lartë nga politika botërore, evropiane dhe rajonale, nga institucione dhe kompani ndërkombëtare financiare, sektorë qeveritar dhe joqeveritar dhe nga fusha akademike, siç janë ish zëvendës-sekretari shtetëror i SHBA-ve, Xhon Negroponte,  ish zëvendës-kancelari gjerman dhe ministër i Punëve të Jashtme, Joshka Fisher, zëvendës-ndihmësi aktual i sekretarit shtetëror të Amerikës, Gabriel Eskobar, kryetari aktual i Qendrës Trans-Atlantike pranë Fondi Marshall Gjerman i SHBA-ve, Jan Leser, shefi i departamenti për Adriatik pranë Bankës Evropiane për Investim, Mateo Rivelini dhe mysafirë të tjerë.