Zaev: TEC “Osllome” do të mbahet mend si tranzicion i parë energjetik i elektranës me qymyr në kapacitet për energji të pastër në rajon

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga udhëheqësia e "Elektranave të Maqedonisë së Veriut" (ESM), vizitoi lokacionin e Termocentralit në Osllome në Kërçovë, ku aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e parit elektranës së parë fotovoltaike prej 10 megavat në pronësi të “EMV-së”.

“Në vendet e ndotësve të dikurshëm, sot po ndërtojmë objekte për prodhimin e energjisë së pastër dhe të gjelbër. Ish depozitat e qymyrit në REK "Osllome" duhet të mbulohen me një elektranë fotovoltaike prej 10 megavat në pak muaj. Prodhimi i përgjithshëm vjetor i këtij termocentrali të ri fotovoltaik do të jetë 15-17 gigavat në orë, i mjaftueshëm për nevojat e rreth 2,800 familjeve", tha Kryeministri Zaev në deklaratën e tij.

Projekti është i rëndësishëm, theksoi Kryeministri Zaev, jo vetëm në aspekt të vlerave energjetike, por edhe në aspekt social dhe ekologjik për shkak të faktit që vendosja e paneleve fotovoltaike mbi 15 hektarë të minierës ekzistuese në rrethin e REK “Osllome” kryhet ri-kultivimi i tokës e cila ka shumë rëndësi për rrethin.

Ndërtimi i elektranës fotovoltaike “Osllome”, është fillimi i iniciativës me të cilën në mënyrë të rëndësishme do të rritet prodhimi i energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme, veçanërisht nga dielli, si dhe nga kilovatet e para të energjisë elektrike nga elektrana fotovoltaike prej 10 megavat, instaluar në sipërfaqen e Termoelektranës së tanishme “Osllome”, pritet të  ndodh në muajt e ardhshëm.

“Me këtë rast do të doja të përmend se me ndërtimin e kësaj elektrane 10 megavat fillohet me procesin e tranzicionit energjetik të REK “Osllome” dhe rajonit të Kërçovës. EMV për momentin punon në këtë studim të ri edhe një elektranë e tillë prej 10 megavat.  Jo shumë kohë më parë, në qershor u nënshkruan edhe marrëveshjet për ndërtimin e dy elektranave fotovoltaike prej nga 50 megavat, me ç’rast gjithsej 120 megavat nga qymyri prej në Osllome do të zëvendësohen me 120 megavat elektrana fotovoltaike. Ky është tranzicion i parë energjetik fotovoltaik i elektranës në qymyr me energji të pastër, në rajon”, potencoi Zaev.

Marrëveshjen nga njëra anë janë nënshkruar nga “EMV-ja”, si partner publik dhe nga ana tjetër me “Fortis Enerxhi” nga Turqia në njëra elektranë, ndërsa tjetra me “Solar Pro” nga Bullgaria. Partnerët privat nga “EMV-ja” do të dërgojnë kompensim për partneritet publik-privat në vlerë kompetente në 18% dhe  18,50% nga energjia elektrike e prodhuar në orë.

 "Llogaritjet tregojnë se përfitimet e shtetit do të ishin rreth 1.5 milionë euro në vit. Përveç kësaj, investitorët janë të detyruar të marrin 1 punonjës për megavat, gjegjësisht 100 punonjës nga Osllome në mënyrë që të sigurojnë përgjithmonë ata bashkëqytetarë tanë. Aktualisht është duke u bërë një studim mbi një tranzicion të drejtë, në të cilin duhet të bëhen të gjitha analizat në lidhje me mundësitë dhe të ardhmen e punonjësve ekzistues. Kjo tregon se ne kujdesemi për të gjithë dhe se po kërkohet një zgjidhje për të gjithë", tha Kryeministri Zaev.

“Qëllimi ynë është që të sigurojmë ambient mjedisor të pastër për fëmijët tanë dhe për brezat e ardhshëm”, theksoi Kryeministri Zaev.

 “Maqedonia e Veriut është në krye, ndër kampionët në rajon për sa i përket rritjes së burimeve të energjisë së ripërtërishme.  Vetëm vitin e kaluar, ne e rritëm prodhimin e energjisë së ripërtërishme në 827 megavat, që paraqet një rritje prej 10.1% dhe është në korniza me rritjen mesatare botërore prej 10.3 %, sipas një raporti të Balkan Green Energy News”, theksoi  Kryeministri Zaev gjatë vizitës së tij në TEC "Osllome” ku po realizohet ndërtimi i termocentralit të parë fotovoltaik prej 10 megavatësh në pronësi të  EMV-së.

Sekretari i Përgjithshëm i SHA “EMV” Vasko Kovaçevski në deklaratën e tij potencoi se ndërtimi i elektranës Fotovoltaike “Osllome” është fillimi i iniciativës me të cilën ndjeshëm do të rritet prodhimi i energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme, veçanërisht nga dielli.

“Termoelektrana ‘Osllome’ nuk ka qenë në funksionim të rregullt prej vitesh dhe tani në pjesën ku përfundon eksploatimi i qymyrit, kanë filluar investimet që do të jenë jo vetëm në interes të sektorit energjetik të vendit tonë, por edhe në interes të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kërçovë dhe zonën përreth", theksoi Kovaçevski dhe shtoi se tani janë ndërmarrë aktivitete për seleksionimin e kuadrove të nevojshëm nga REK ‘Osllome’  dhe rikuafilikimin e tyre për punë në elektranën fotovoltaike, si dhe për nevojat për elektranë më të madhe fotovoltavike nga 100 megavat e cila do të ndërtohet si partneritet privat-publik, përveç angazhimit për të rritur përqindjen e energjisë së gjelbër në bilancin tonë energjetik, SHA "EMV" kujdeset edhe për komponentin social të tranzicionit energjetik.