Zabërçanec: Komunat të vazhdojnë të rrisin transparencën e tyre dhe të jenë në hap me pushtetin qendror, të cilin disa vite e mban në vend të parë në rajon

Marjan Zabërçanec, Koordinatori nacional për komunikime strategjike të Qeverisë, mori pjesë në debatin me temë “Si deri në bashkëpunim më të afërt mes institucioneve dhe gazetarëve në luftën kundër deziformatave?”, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis si pjesë e promovimit të platformës në WhatsApp për komunikim të shpejtë mes gazetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe platformës në Viber aplikacionin “DE FAKTO: Vetëm përmbajtje të kontrolluara”, ku shpërndahen rishikime të lajmeve të rreme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të parandaluar manipulimin e opinionit.

Koordinatori nacional, Marjan Zabërçanec theksoi se promovimi i platformave për qasje të shpejtë, marrja dhe shkëmbimi i informacioneve të kontrolluara është rezultat i një prej shtyllave të Planit të veprimit të Qeverisë për luftë kundër dezinformatave – bashkëpunimi me të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë luftë siç janë mediet, organizatat e gazetarëve dhe civile dhe akademia.

Ndaj kësaj, theksoi Zabërçanec, duhet të shtohet edhe përputhshmëria e platformave të reja me shtyllat tjera të Planit të veprimit të Qeverisë si transparenca aktive, edukim mediatik dhe sistemi për reagim të shpejtë ndaj dezinformatave.

Komunat duhet të vazhdojnë ta rrisin transparencën e tyre, theksoi Zabërçanec dhe shtoi se nuk duhet t’u lejohet udhëheqësive të reja të vetëqeverisjeve lokale t’i mbyllin komunat dhe t’a ndalin transparencën e cila në nivel qendror disa vite ka progres.

Lidhur me edukimin mediatik, koordinatori nacional Zabërçanec theksoi se ajo nuk duhet të shihet vetëm si mjet afatgjatë, por edhe si mundësi për zbatimin e aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes publike për mendim kritik dhe edukim digjital në projekte të përbashkëta me organizatat gazetareske dhe civile, si dhe në ambient akademik dhe medie.

Platformat  e reja për komunikim, krijuar nga Fondacioni Metamorfozis, janë në korniza të programit “Media për demokraci dhe angazhim për përforcimin e luftës kundër dezinformatave” dhe realizohen me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në aplikacionin WhatsApp janë vendosur katër kanale për komunikim të shpejtë të gazetarëve përmes kontakteve të drejtpërdrejta me institucionet publike përkatëse për të kontrolluar vërtetësinë e informacionit të vendosur në publik për tema me rëndësi sociale për qytetarët si: KOVID-19, ambienti jetësor, integrime dhe regjistrimi.

Në promovimin dhe debatin online morën pjesë edhe Katerina Sinadinovska, kryetare e Bordit drejtues të Këshillit të Etikës në Mediat e Maqedonisë, Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Goran Rizaov, menaxher i programit “Media për demokraci” të Fondacionit Metamorfozis, si dhe më shumë gazetarë dhe përfaqësues të organizatave mediatike.