Të rinjtë fituan partner për bashkëpunim në të gjitha institucionet

Për realizimin e së drejtës për organizimtë lirë, si dhe qasje më të lehtë deri te informacionet që janë me interes për të rinjtë, në Ligjin për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikate të Rinjve është e paraparë vendosja e një nëpunësi për të rinjë në të gjitha organet e administratës shtetërore, si dhe në komunat dhe komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qytetin e Shkupit.

Kjo do të thotë që në çdo institucion shtetëror dhe lokal, të rinjtë do të priten nga një "nëpunës për të rinjtë" i cili do t'u përgjigjet pyetjeve nga fusha e institucionit të tij, si për shembull vetëpunësimi, programet në ministritë dhe gjithçka që u intereson, që deri më tani nuk ka pasur kush tua shpjegojë në detaje.

Nëpunësit për të rinjtë përgatisin raporte vjetore për punën e institucioneve në fushëveprimin e të rinjve, të cilat i dorëzojnë në Agjencinë e të Rinjve dhe Sportit dhe i publikojnë në uebfaqet e organeve të administratës shtetërore, komunave, komunave në Qytetin e Shkupit dhe Qytetin e Shkupit.

Lista me nëpunësit për të rinjtë është në dispozicion në linkun e mëposhtëm.