Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës rritet në vazhdimësi

Në shtator të vitit 2021, paga mesatare-neto është 28.869 denarë, që është për 5,3% më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur ishte 27.405 denarë.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës neto mesatare mujore të paguar për punonjës në sektorët:

∙ Informacione dhe komunikime (13,2%);

∙ Miniera dhe gurore (12.8%);

∙ Objektet akomoduese dhe veprimtari të shërbimit ushqimor (12.5%).

Rritje e pagës mesatare mujore në neto për punonjës, krahasuar me një muaj më parë, është regjistruar në sektorët:

∙ Minierat dhe guroret (4.4%);

∙ Informacione dhe komunikime (2,5%);

∙ Industrinë pdhodhuese (2.2%).

Masat dhe politikat ekonomike që i zbaton  Qeveria për rritjen e pagës mesatare dhe minimale po japin rezultate. Nëse i krahasojmë të dhënat e fundit me shtatorin e vitit 2017 kur paga mesatare ishte 23.229 denarë, diferenca është 5.640 denarë.

Sipas trendit dhe pritshmërive reale, të njëjtën planifikojmë që nga mesi i vitit 2024 ta çojmë në nivelin prej 34.000 denarë.