Një nga parqet diellore më të mëdha në Evropë është investimi i parë strategjik francezë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut do të bëhet me park diellor, i cili do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Evropë me kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike nga 350 deri në 400 megavat (MË), njoftuan nga pres shërbimi i Qeverisë. Bëhet fjalë investim direkt francez, më i madhi në këtë fushë për ekonominë vendore.

Parku diellor “Stipion” do të ndërtohet gjatë vitit të ardhshëm 2022 në lokacionin që ishte paraparë për aeroportin e ngarkesave në Shtip. Për shkak të lëvizjeve të erës, ky lokacion nuk është i përshtatshëm për ndërtimin e aeroportit, por sipas analizave të rrezatimit diellor, karakteristikave të tokës dhe distancës nga rrjeti i transmetimit, ky lokacion ka kushte të shkëlqyera për ndërtimin e një termocentrali fotovoltaik.

Për realizim të suksesshëm të investimit, Qeveria ka miratuar Vendim për përcaktimin e statusit të projektit strategjik investiv të Kompanisë për prodhimin e energjisë elektrike “OSTRO SOLAR” – Shkup.

Ky projekt strategjik do të zbatohet nga kompania lider franceze për prodhimin e energjisë elektrike ekskluzivisht nga burimet e rinovueshme “Akuo Energy” (Akuo Energy) nga Franca.

Investimi i parashikuar pritet të jetë rreth 270 milionë euro, për çka është duke u përgatitur ligji i posaçëm për realizimin e këtij investimi, i cili pritet të miratohet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Sipas planit, sasitë e para të energjisë elektrike do të rrjedhin gjatë vitit 2023 dhe realizimi i plotë pritet deri në fund të vitit 2024. Prodhimi i energjisë elektrike llogaritet në rreth 650 (GËh) gigavat orë në vit, që është 16 për qind e prodhimit vjetor të energjisë elektrike nga SHA "ESM". Ky impiant fotovoltaik do të plotësojë nevojat e rreth 116 mijë familjeve.

 “Aquo Energy "është themeluar në vitin 2007 dhe është një kompani lider për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë në Francë. Ato kanë një portofol prej mbi 1100 MË termocentralesh të rinovueshme, kryesisht termocentrale fotovoltaike në mbarë botën. Aktualisht, mbi 2400 MË janë në fazën e projektimit, zhvillimit dhe ndërtimit në SHBA, Uruguaj, Indonezi, Poloni, Portugali, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Australi dhe në disa vende të Afrikës. Aktualisht po zhvillojnë projekte mbi 5 GË, nga të cilat 1 GW në Greqinë fqinje