Thirrje publike për mbështetje të shtypit dhe shpërndarjes së mediave të shkruara për vitin 2021

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
06.12.2021

Në bazë të nenit 36 paragrafi 5 të Ligjit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 59/00, 12/03, 55/05, 37/06, 115/07, 19 /08, 82 / 08, 10/10, 51/11, 15/13, 139/14, 196/15, 142/16, 140/18 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 98/19 ), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpallë,
 

THIRRJE PUBLIKE 
për mbështetje të shtypit dhe shpërndarjes së mediave të shkruara për vitin 2021

 
I.LËNDA

Lëndë e kësaj Thirrjeje Publike është realizimi i mjeteve të përcaktuara në përputhje me Programin për mbështetjen e shtypit dhe shpërndarjes së mediave të shkruara për vitin 2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 261/21) (në tekstin e mëtejmë: programi), pjesa I paragrafi (2).

II.TË DREJTË PËR PJESËMARRJE

Të drejtën për pjesëmarrje në Thirrjen Publike kanë mediat e shkruara me karakter të përgjithshëm informativ, të cilat publikojnë përmbajtje me qëllim të informimit të vazhdueshëm të publikut për çështje aktuale politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, të regjistruara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

III. DOKUMENTACIONIN TË CILIN PJESËMARRËSI NË THIRRJEN PUBLIKE DUHET TA DORËZOJË

Pjesëmarrësit e Thirrjes Publike për mbështetje për shtypin dhe shpërndarjen e mediave të shkruara për vitin 2021 janë të detyruar të dorëzojnë:

  • Formular të plotësuar të kërkesës;
  • Dëshmi të dokumentuara për shpenzimet e bëra për shtypjen dhe dëshmi të dokumentuara për shpenzimet e bëra për shpërndarjen e medias së shkruar për vitin kalendarik 2020;
  • Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për tatimet publike të paguara për vitin 2020, në përputhje me ligjin;
  • Vërtetim se nuk është hapur procedurë falimentimi, nga organi kompetent;
  • Vërtetim se nuk është hapur procedurë likuidimi, nga organi kompetent;
  • Vërtetim nga Regjistri i dënimeve për veprat penale të kryera të personave juridik se nuk i është shqiptuar dënim dytësor, ndalesë për pjesëmarrje në procedurat e Thirrjes Publike, dhënien e marrëveshjes për furnizim publik dhe marrëveshjeve për partneritetit publiko-privat;
  • Vërtetim nga Regjistri i ndëshikimeve për veprat penale të kryera të personave juridik se nuk i është shqiptuar dënim dytësor, ndalesë e përkohshme ose e përhershme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
  • Vërtetim që me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar sanksion kundërvajtës- ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, përkatësisht ndalesë e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
  • Vërtetim për regjistrimin e medias së shkruar në Regjistrin e botuesve të mediave të shkruara nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele;
  • Deklaratë me shkrim të verifikuar nga noteri i personit përgjegjës të parashtruesit të kërkesës se media e shkruar ka shtypur dhe shpërndarë në treg së paku tre vite deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike dhe
  • Deklaratë me shkrim të verifikuar nga noteri e personit përgjegjës të parashtruesit të kërkesës se media e shkruar  tre vitet e fundit deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike në vazhdimësi është shitur në treg.

Ndaj kërkresës bashkëngjitet edhe deklarata e verifikuar nga noteri se kërkuesi  nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale garanton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave të përmendura në kërkesë dhe dokumentacionin e parashtruar.

IV. MËNYRA E DORËZIMIT TË KËRESËS

Formulari i plotësuar i kërkesës dorëzohet në një ekzemplar origjinal të verifikuar dhe nënshkruar nga ana e personit përgjegjës të subjektit së bashku me dokumetacionin e duhur në përputhje me pjesën e III-të të kësaj Thirrjeje Publike.

Një shfrytëzues mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për shfrytëzimin e mjeteve nga programi.

Këkresa me dokumentacionin e kompletuar dorëzohet në zarf të mbyllur përmes postës në adresën:

  • Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut- Sekretariati i Përgjithshëm, bul. Ilinden nr.2, 1000 Shkup ose përmes dorëzimit në arkivën e Qeverisë çdo ditë pune prej orës 8:00 deri në orën 16:00.

Në anën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë të shkruhet "MOS E HAP", kurse poshtë tij “Për mbështetje për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shkruara për vitin 2021”.

Kërkesat të cilat nuk do ti përmbajnë të dhënat e kërkuara të kësaj Thirrjeje Publike, do të llogariten si të pakompletuara dhe nuk do të shqyrtohen.

V. AFATI I DORËZIMIT TË KËRKESËS

Thirrja Publike do të zgjas shtatë ditë nga dita e shpalljes së saj në gazetat ditore, deri më 6.12.2021.
Kërkesat që nuk do të dorëzohen në afatin e parararë nuk do të shqyrtohen.

VI. PROCEDURA DHE KRITERE PËR ZGJEDHJEN E SHFRYTËZUESVE DHE MIRATIMI I KËRKESËS

Procedurën për zgjedhjen e shfrytëzuesve të mjeteve në përputhje me programin e zbaton komisioni i formuar nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm, në bazë të kërkesave të dorëzuara dhe dokumentacionit të kompletuar, kurse në përputhje me kriteret e mëposhtme:

  • Mediat e shkruara të kenë të paguara  tatimet publike për vitin kalendarik 2020;
  • Të mos kenë procedurë të hapur për falimentim;
  • Të mos kenë procedurë të hapur për likuidim;
  • Medias së shkruar të mos i është shqiptuar denim dytësor ndalesë për pjesëmarrje në procedurat për thirrje publike, dhënien e marrëveshjeve për furnizim publik dhe marrëveshjeve për partneritet publiko-privat;
  • Medias së shkruar të mos i është shqiptuar dënim dytësor ndalesë të përkohshme ose të përhershme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
  • Medias së shkruar të mos i është shqiptuar sanksion kundërvajtës ndalesë të kryerjes së profesionit, veprmtarisë ose detyrës, gjegjësisht ndalesë e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
  • Mediat e shkruara të jenë të regjistruara në Regjistrin e botuesve të mediave të shkruara në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele
  • Mediat e shkruara të jenë të shtypura dhe shpërndara në treg për të paktën tre vjet deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike dhe
  • Mediat e shkruara tre vitet e fundit deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike të jenë shitur në vazhdimësi në treg.

Shuma e mbështetjes së miratuar do të definohet me marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Sekretariatit të Përgjithshëm dhe shfrytëzve të përzgjedhur në bazë të Procesverbalit për vlerësim dhe Raportit të kërkesave të miratuara.

VII. SHUMA E MJETEVE FINANCIARE

Mbështetja për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shkruara do të bëhet nga mjetet e parapara në pjesën I paragrafi (2) të programit kështu që t'u ndahen mediave të shkruara që botohen në gjuhën maqedonase në vlerë deri në 50 % për shpenzimet e  bëra për shtypje dhe deri në 50% për shpenzimet e bëra për shpërndarje, kurse për mediat e shkruara që botohen në gjuhët e bashkësive etnike në shumë jo më pak se 50%, por jo më shumë se 70% për shpenzimet e bëra për shtypje dhe në vlerë jo më pak se 50%, por jo më shumë se 70% për shpenzimet e bëra për shpërndarje, në përputhje me dëshmitë e dokumentuara të dorëzuara për vitin kalendarik 2020, e në varësi të numrit të kërkesave të parashtruara.

VIII. BASHKËNGJITJE TË THIRRJES PUBLIKE

Kërkesa mund të sigurohet përmes faqes së internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut:

IX. INFORMACIONE PLOTËSUESE

Për informacione plotësuese kërkuesit mund të drejtohen te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në numrin e telefonit 02/3123 371.