Në përputhje me misionin shpëtues të planifikuar, përfundoi qëndrimi në Maqedoninë e Veriut edhe për 43 qytetarë të Afganistanit

Grupi i ri prej 43 qytetarëve afganë u larguan nga Maqedonia e Veriut pasi që për ta u përgatit dokumentacioni i nevojshëm për hyrje në vende të treta si vend-strehim i tyre i përhershëm.

Gjatë qëndrimit të përkohshëm, institucionet tona këtu ua mundësuan mbështetjen e plotë të nevojshme, ndërsa shpenzimet u mbuluan nga organizatat ndërkombëtare.

Këta civilë u shpëtuan në operacionin e madh ndërkombëtar për ndihmë të punësuarve në misionet humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse ndërkombëtare, aktivistë nga organizatat për të drejta të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë dhe familjet e tyre, ndërkaq që ishin nën kërcënim të regjimit të ri taleban në Afganistan.

Për momentin në vend po qëndrojnë 505 qytetarë afganë. Nga Maqedonia e Veriut deri më tani janë larguar 128, të cilëve qëndrim të përhershëm u siguruan Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia, Brazili dhe SHBA-ja.