Qeveria do të dorëzojë në Kuvend Propozim-vendim për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës edhe për 6 muaj

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 123-të, e cila u mbajt përmes lidhjes me internet, e miratoi tekstin e Propozim-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për furnizim me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjes në tregjet e energjisë elektrike.

Me këtë Propozim-vendim i propozohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratohet afati për vazhdimin  e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm, gjegjësisht deri me 9 qershor të vitit 2022.

Propozimi për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës ka për qëllim të sigurojë vazhdimësi për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të gjendjes në furnizim me energji elektrike.