Thirrje publike për emërim të zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Doganore

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
08.12.2021

Në bazë të nenit 6 të Ligjit për Drejtorinë Doganore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 46/2004, 81/2005, 107/2007, 103/2008, 64/2009, 105/2009, 48/2010, 53/2011, 113/2012, 43/2014, 167/2014, 33/2015, 61/2015, 129/2015, 23/2016, 120/2018, 248/2018 dhe "Gayeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. nr.122/2021), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall,

THIRRJE PUBLIKE
për emërim të zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Doganore

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të ministrit të Financave, do të emërojë zëvendësdrejtor të Drejtorisë Doganore. 

2. Për zëvendësdrejtor të Drejtorisë Doganore mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte:

  • është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; 
  • në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës - ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.; 
  • të ketë marrë 240 kredi sipas SETK ose shkallën VII/1 të arsimit; 
  • të ketë së paku pesë vjet përvojë pune; 
  • posedon një nga certifikatat e mëposhtme të njohura ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet: 
    • TOEFL IBT - të paktën 74 pikë,
    • IELTS - të paktën 6 pikë,
    • ILEC (Cambridge English: Legal) - të paktën niveli B2,
    • FCE (Cambridge English: First) - të kaluar,
    • BULATS - të paktën 60 pikë ose
    • APTIS - të paktën niveli B2

3. Për zëvendësdrejtor të Drejtorisë Doganore mund të emërohet personi i cili përveç kushteve të përmendura në pikën 2 të shpalljes duhet t'i plotësojë edhe kriteret shtesë që përmenden në fletëparaqitjen e disponueshëm në linkun e mëposhtëm

4. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Fletëparaqitje të shpalljes;
  • Biografi të shkurtër;
  • Letër motivimi;
  • Plan dhe program për punën në vijim;
  • Certifikatë të shtetësisë;
  • Dëshmi se në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës- ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
  • Diplomë për arsimin e lartë të përfunduar me së paku 240 kredit të marra sipas SETK ose shkallën VII/1 të arsimit;
  • Vërtetimin se ka së paku pesë vjet përvojë pune;
  • Certifikatë ose vërtetim të njohur ndërkombëtarisht për njohuri aktive të gjuhës angleze jo më e vjetër se pesë vjet:
    • TOEFL IBT - me të paktën 74 pikë,
    • IELTS - të paktën 6 pikë,
    • ILEC (Cambridge English: Legal) - të paktën niveli B2,
    • FCE (Cambridge English: First) - të kaluar,
    • BULATS - të paktën 60 pikë ose
    • APTIS - të paktën niveli B2

5. Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtit të dorëzoen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën:

  • Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. "Ilinden" nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: "Për shpalljen publike për emërimin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Doganore".

6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë format e mëparshme të përcaktuara me Ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MSHIA-së dhe me Ligjet e veçanta që përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.

7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/en që është zgjedhur/emëruar, dhe në funksion të transparencës dhe monitorimit të përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm).

8. Koeficienti për llogaritjen e pagës: është i caktuar në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficientëve për llogaritjen e pagës së funksionarëve të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021 dhe 152/2021).

9. Afati i paraqitjes së kandidatëve të interesuar është 5 ditë pune, duke llogaritur ditën e publikimit të shpalljes në shtypin ditor.

10. Shpallja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

11. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.