Nga mbledhja e 124-të e Qeverisë: Qeveria i “ngriu” çmimet e artikujve themelor; Me pranimin e një pjesën e amendamenteve, Buxheti 2022 shkon për miratim në Kuvend; Miratohet Strategjia Fiskale për vitin 2022-2024

Në mbledhjen  e rregullt të 124-të, Qeveria solli vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të produkteve themelore ushqimore në shumicë dhe pakicë.

Me këtë vendim përcaktohen çmimet më të larta në trgetinë me shumicë dhe pakicë të prodhimeve themelore ushqimore: bukës, sheqerit, miellit – tipi 400, vajit të lulediellit, qumështit me përmbajtje yndyre prej 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, mishit të freskët dhe porodukteve të mishit, djathit dhe gjizës.

Çmimet më të larta të produkteve konfirmohen në nivelin e çmimeve të cilat janë aplikuar më 1 dhjetor të vitit 2021, në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Vendimi do të zbatohet deri më 31 janar të vitit 2022, me mundësi për vazhdim nëse këtë edhe më tej e kërkon gjendja në treg.

Vendimi do të zbatohet do të vlejë deri më 31 Janar të vitit 2022 dhe nëse paraqitet nevoja afati do të vazhdohet.

Në këtë mbledhje Qeveria i përcaktoi plotësimet e Propozim- buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, që dolën nga diskutimi për amendamentet në komisionet në Kuvend.

Qeveria përcaktoi se nga numri i përgjithshëm i amendamenteve janë 23 në vlerë të përgjithshme prej rreth 382 milionë denarë.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratojë këto ndryshime për plotësim të Buxhetit për vitin e ardhshëm: Rritje e mjeteve në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë në shumë prej 250 milionë denarë për realizimin e aktivitete programore të Radio Televizionit Maqedonas; rritje e mjeteve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 1 milion denarë për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj kushtetues; rritje e mjeteve në Policinë Financiare në vlerë prej 1 milion denarë për obligimet e marra për blerje të veturës, si dhe disa të tjera.

Me këto ndryshime, Propozim-buxheti i plotësuar për vitin 2022 kthehet për miratim në mbledhjen plenare në Kuvend.

Qeveria e miratoi Strategjinë e reviduar fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitet 2022-2024 (me gjasa deri në vitin 2026), si instrument kyç për planifikimin afatmesëm buxhetor dhe gjatë krijimit të kornizës afatmesme fiskale.

Revidimi i Strategjisë fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitet 2022-2026 është në përputhje me praktikën e vendeve të zhvilluara dhe është i nevojshëm për shkak të ndryshimeve të krijuara në vitin rrjedhës 2021 në raport me parametrat makroekonomike dhe fiskale.

Përmirësimi i menaxhimit të financave publike, e si rrjedhojë edhe i Strategjia fiskale si një nga dokumentet më të rëndësishme strategjike të një qeverie është vendosur në mesin e prioriteteve kyçe të Qeverisë, ndërsa bazohet në përcaktimin për të arritur konsolidimin fiskal dhe qëndrueshmërinë e financave publike; të rritjes së përshpejtuar ekonomike, të vëllimit të rritur të realizimit të investimeve publike, të planifikimit të përmirësuar buxhetor në përputhje me praktikat ndërkombëtare, të rritjes së kapaciteteve fiskale dhe disiplinës së komunave, si dhe përmirësimit të transparencës fiskale.

Strategjia fiskale afatmesme, bëhet e ditur në kumtesën, është në përputhje me qëllimet afatmesme fiskale dhe prioritetet strategjike të Qeverisë, si dhe me prioritetet strategjike të përcaktuara për vitin 2022, siç janë sigurimi i rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike, standard më i lartë i jetesës dhe cilësi e jetës së qytetarëve; përballja me pasojat e pandemisë globale të shkaktuar nga pandemia me KOVID-19; zhvillimin e suksesshëm të bisedimeve aderuese me Bashkimin Evropian; zhvillimi i politikës së mbrojtjes në funksion të zhvillimit, pavarësisë, integritetit territorial, sigurisë së qytetarëve dhe sigurisë kolektive; sundimi i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit, lufta e përpiktë dhe joselektive kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë dhe të detyrueshme; arsim cilësor i arritshlm për të gjithë, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, zhvillimin dhe avancimin e kulturës dhe sportit; administratë publike moderne dhe efikase, e bazuar në digjitalizimin që ofron shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët dhe subjektet afariste; zbatim të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ndërtim të shtetit qytetar me kohezion etnik dhe social, duke u bazuar në parimet e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë; dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, zhvillim të gjelbër, reduktim të ndotjes së ajrit dhe ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Në këtë mbledhje Qeveria  miratoi edhe Strategjinë e reviduar për menaxhimin e borxhit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën e viteve 2022-2024, me projeksion deri në vitin 2026, me të cilën përcaktohet lartësia e borxhit publik në periudhë afatmesme, shuma maksimale e huamarrjes neto në vitin e parë me të cilin ka të bëjë strategjia, shuma maksimale e garancive të sapolëshuara të Qeverisë në vitin e parë me të cilin ka të bëjë strategjia dhe struktura e borxhit të shtetit.

Strategjia e reviduar për menaxhimin e borxhit publik i ofron kornizë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të vepruar në drejtim të menaxhimit prudent të borxhit publik të shtetit në afat të mesëm dhe të financojë nevojat e shtetit me shpenzimin më të ulët të mundshëm, në  afat të mesëm dhe të gjatë dhe me nivelin e qëndrueshëm të rrezikut

Qeveria e miratoi edhe tekstin e Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve përmes shfrytëzuesve buxhetor të qeverisë qendrore dhe mes fondeve, me konstatim që të dorëzohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i vendimit të propozuar është sigurimi i mjeteve për ballafaqim me krizën energjetike, mbështetje financiare për ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare shtetërore të prekura nga kriza (IP “Pyjet Maqedonase”, SHA “Ujësjellësi”, SHA “Eurokompozit”, SHA “Pyjet Maqedonase”, SHA “Posta Maqedonase”), furnizim me KOVID vaksina, shlyerjen e detyrimeve për mbrojtjen e popullatës nga HIV, furnizim i metadon dhe buprenorfin për personat me sëmundje të varësisë, detyrimet ndaj ISHP-së të ngarkuar me mjekimin e personave me sëmundje të varësive, furnizim të barërave për sëmundje të rralla, detyrime ndaj FSSHM për sigurim të plotë shëndetësor, pagesa e detyrimeve në përputhje me Programin për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe Programi për peshkim dhe akuakulturë, pagesën e situatave të përkohshme për Digën “Konsko”, Digën “Reçani” dhe HS “Raven Reçica”, HS “Zletovica”, mjete për mbylljen e projektit Lugina e Vardarit jugor, shpronësimi për Digën “Reçani” dhe HS “Raven Reçica”, kompensim i shpenzimeve gjatë ofrimit të shërbimit në interes publik në transportin hekurudhor të udhëtarëve, realizimin e projektit F/P për strehimin e kategorive të prekshme sociale, sigurimin e mjeteve për sigurimin e fondeve për të paguar reklamat politike me pagesë për Zgjedhjet Lokale për vitin 2021 sigurimi i fondeve për bursa dhe konvikte, sigurimin e fondeve për mbështetje financiare të investimeve (kompani vendore), sigurim i fondeve për rregullimin e zonave ZHTI dhe pagesën e ndihmës shtetërore, sigurim i mjeteve për furnizim të grurit merkantil për rezerva të mallrave, si dhe sigurim shtesë të mjeteve për shlyerjen e detyrimeve prioritare aktuale të përdoruesve të caktuar buxhetor.