Carovska me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut: Sigurojmë qasje të barabartë në arsim cilësor për çdo fëmijë

E drejta për arsim cilësor është një nga të drejtat më të rëndësishme dhe të pacenueshme të çdo fëmije, prandaj si Ministri e Arsimit dhe e Shkencës krijuam politika dhe siguruam investime me të cilat avancojmë  sistemin arsimor kombëtar dhe e bëjmë atë më të arritshëm  për çdo fëmijë, theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të  Drejtave të Njeriut -10  dhjetori .

“Shkolla na mëson për dituri , por edhe për gjëra të tjera shumë të rëndësishme – për jetën, për barazinë, për respektimin e diversitetit. “Në bazë të këtyre vlerave po ndërtojmë një edukim që do të krijojë qytetarë që respektojnë të gjitha të drejtat e njeriut,të  respektojnë njëri-tjetrin,të  jenë të barabartë dhe të lirë”, theksoi  Carovska.

Ministrja rikujtoi se gjatë një viti e gjysëm  janë bërë ndryshime të mëdha për sigurimin e cilësisë dhe arsimit inkluziv.

„ Janë futur programe mësimore krejtësisht të reja për klasën e parë dhe klasën e katërt, ku ndryshohet qasja në mësimdhënie.

Qasja ndaj të mësuarit përmes të menduarit kritik, analizës dhe kërkimit zhvillon potencialin e plotë të çdo nxënësi. Për realizimin me sukses të Konceptit të ri që do të zbatohet gjatë 5 viteve të  ardhëshme, përmirësojmë kushtet e mësimdhënies në klasa duke siguruar pajisje të nevojshme TI, siç janë  tabela interaktive, mjete të reja mësimore dhe vizuale, furnizimi  i 260 kabineteve për shkencat natyrore. dhe çdo gjë tjetër që është e nevojshme ”  theksoi  Carovska.

Janë bërë përpjekje të mëdha për të promovuar arsimin inkluziv . Për herë të parë nga ky vit shkollor, punësuam 500 asistentë arsimor të cilët janë mbështetje e drejtëpërdrejtë  për nxënësit me vështirësi,  në mësimin e rregullt në klasë.

Gjithashtu shkollat bëhen të arritshme për personat me vështirësi, sepse qasja është bërë kusht për marrjen e mjeteve nga shteti për rikonstrukcionin ose ndërtimin e objekteve shkollore.  Janë siguruar tekste shkollore në formatin elektronik dhe audio, por edhe tekste të botuara në alfabetin e Brajit. Me këtë e përafrojmë materialin mësimor dhe e bëjmë më të arritshëm për fëmijët me zhvillim atipik.

E përfcojmë standardin e nxënësve dhe  studentëve. Janë futur disa kategori të reja  të bursave  si për  nxënësit e regjistruar në paralele duale  por edhe rritje e konsiderueshme e shumës së bursave që janë ndarë deri më tani  prej  2900 denarë në 3500 denarë në muaj. Mbi 27.000 studentë nga ky vit studimor  shfrytëzojnë të drejtën e  ushqimit  të subvencionuar në shumë prej 2.400 denarë në muaj , kurse bursat e studentëve që janë ndarë në disa kategori i kemi rritur me shuma të ndryshme prej 3300 denarë, 4400 denarë e kështu me radhë tani të gjithë janë të barabarta në 6050, me përjashtim të atyre studentëve të regjistruar në Matematikë, Fizikë dhe Kimi mbesin 18.000 denarë në muaj. Gjithashtu janë futur edhe bursa për studime të cillit të dytë dhe ciklit të tretë. 

Vazhdojmë të promovojmë arsimin, sepse baza për një shoqëri demokratike dhe progresive në të cilën respektohen të drejtat e njeriut është arsimi cilësor.

Urime 10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.