Nga mbledhja e 131-të e Qeverisë: Miratohet Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2022; Sigurohen mjete shtesë për ballafaqim me gjendjen e krizës në furnizim me energji elektrike; HEC Çebren hyn në fazën e dytë të pro

Qeveria  e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e të 131-të e miratoi Programin për mbrojtje të konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2022,

Me këtë program  definohen konsumatorët të cilët përkasin në këtë kategori, masat për mbrojtje të cilat merren, mënyrat për realizimin e masave, masat që i marrin operatorët e sistemeve për shpërndarjen e energjisë, masat që i marrin furnizuesit me obligim për sigurimin e shërbimit publik, gjegjësisht shërbim universal në furnizimin me energjinë dhe mjetet e nevojshme dhe zgjedhjet për financim.

Sipas Programit, Konsumator i cenueshëm është amvisëri që shfrytëzon ndihmë të garantuar minimale dhe realizon shtesë për të mbuluar pjesë të shpenzimeve për konsumin e energjisë në amvisëri në përputhje me Ligjin për mbrojtje sociale dhe në të cilën një person jeton në gjendje të rrezikut social (amësisë, sëmundje, pleqëri, lëndim dhe pengesë).

Për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm janë paraparë këto masa:

Mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për konsumatorët e cenueshëm të energjisë si shtesë monetare për mbulimin e një pjese të shpenzimeve për konsum të energjencave në amvisëri në muajt prej në tetor deri në mars.

Ndihmë financiare për personat me të ardhura të ulëta nëse të ardhurat e tyre të rregullta mujore nuk e tejkalojnë të ardhurat neto: për person që jeton vetëm deri në 15.194,00 denarë; për amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000,00 denarë; për amvisëri deri në tre anëtare deri në 21.000,00 denarë; për amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000,00 denarë; si dhe për amvisëri me pesë anëtarë dhe më shumë anëtarë deri në 30.000,00 denarë. Këto persona do ta realizojnë të drejtën përmes shpalljes publike që do ta publikojë Ministria e Ekonomisë.

Ndihma financiare do të paguhet 12 muaj me të drejtë për uljen e llogarisë mujore për energjinë e harxhuar elektrike në vlerë prej 600,00 denarë në muaj, llogaritur nga dita e parashtrimit të kërkesës.

Për konsumatorët e cenueshëm të cilët shfrytëzojnë ndihmë të garantuar minimale dhe realizon shtesë monetare për mbulimin e një pjese të shpenzimeve për konsumin e enegjencave në amvisëri janë paraparë edhe masa shtesë që i ndërmerr operatorët e sistemit për distribuimin e energjisë, siç janë lirimi nga detyrimet për pagesën e kompensimit për kyçje të sërishme, shpenzimet për verifikim të jashtëzakonshëm të pajisjes matëse, si dhe masa të tjera të ngjashme.

Për realizimin e këtij Programi janë siguruar mjete në vlerë prej 60.000.000,00 denarë dhe do të zbatohet nga 1 janari 2022.

Në këtë mbledhje Qeveria  solli  Vendim për ndryshimin e orarit të mjeteve në pjesën e veçantë të konfirmuar me Buxhetin, si dhe Vendimin për miratimin e atyre mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2021.

Vendimet janë sjell për realizimin e masave për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike, për shkak të përpalljes me gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike.

Në mënyrë shtesë, Qeveria i obligoi të gjitha institucionet në kompetencë të ekzekutivit nga llogaritë e tyre buxhetore dhe programet e parashikuara për furnizimin me energji elektrike, që të paguajnë menjëherë borxhet ndaj furnizuesve me energji elektrike dhe miratoi rishpërndarjen e mjeteve nga zërat e tjerë buxhetor ku ka të papërdorura. mjetet për pagesën e borxheve ndaj furnizuesve të energjisë elektrike.

Këto vendime, si dhe rekomandimet për institucionet e vetëqeverisjes lokale, Kuvendin dhe Zyrën e Presidentit, synojnë të ndihmojnë furnizimin me energji elektrike që realizohet përmes furnizuesve komercialë.

Qeveria sot ka shqyrtuar dhe miratuar Informatat për miratimin e dokumentacionit të tenderit për fazën e dytë të procedurës për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e Cërna Rekës.

Sipas rezultateve të fazës së parë, 9 nga 10 kompanitë e regjistruara plotësuan kërkesat e para-kualifikimit dhe kështu fituan të drejtën për të paraqitur oferta për fazën e dytë.