Nga mbledhja e dytë e Qeverisë: Gjysmëvjetori i dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt; Qeveria shpalli gjendje krize në furnizimin me energji për ngrohje

Qeveria e RMV-së, në mbledhjen e dytë të rregullt, miratoi vendimin që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor në shkollat fillore dhe të mesme të anulohet, respektivisht ne prezencë fizike të fillojë më 1 Shkurt, konform konkluzionit të Shtabit Kryesor Koordinativ dhje konform informacioneve epidemiologjike se vendi gjendet në pikun e infektimeve.

Vendimi që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më 1 Shkurt nuk do të ndikojë në fundin e vitit shkollor, I cili do të përfundojë më 10 Qershor siç parashihet në kalendarin e programit mësimet për arsimin fillor dhe të mesëm, me adaptimin adekuat të planeve mësimore.

Si pjesë e vendimit për anulimin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor janë edhe detyrimet për MSH-në, MASH-in, Sektorin për marrëdhënie me opinionin në Qeverinë e RMV-së, NP TVM, që të dërgojnë thirrje tek nxënësit dhe prindërit që maksimalisht t`u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19, në kushte shtëpiake dhe në ambiente të hapura.

Në këtë mbledhje të dytë është miratuar edhe Vendimi për ekzistimin e gjendjes së krizës me furnizim me energji për ngrohje.

Me këtë vendim, miratuar me propozim të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin me ballafaqim me kriza, përcaktohet ekzistimi i gjendjes së krizës në furnizimin e me energji për ngrohje në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë për ngrohje, mundësia për shfrytëzimin e derivatit alternativ dhe gjendjen të energjisë për ngrohje.

.Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, me propozim të Komisionit për monitorimin e gjendjeve  për furnizim me energji për ngrohje të cilën e formoi Ministria e Ekonomisë, do të ndërmerren masa dhe aktivitete për sigurimin e sasive shtesë të energjisë për ngrohje në përputhje me gjendjen e krizës sipas Ligjit për Energjetik dhe Dekretin për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në rastet dhe fatkeqësive natyrore, aksidenteve dhe  në tregjet e ngrohjes.