Ekipi ekonomik qeveritar në takim me delegacionin e BNJVL-së - Sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët janë të përbashkëta, Qeveria është e hapur për diskutim për gjetjen e zgjidhjeve për tejkalimin e tyre

Një pjesë e ministrave të ekipit ekonomik të Qeverisë, të udhëhequr zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, të shoqëruar nga ministrat e Financave Fatmir Besimi, ai i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski, sot u takua me delegacion me Bashkimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, i udhëhequr nga kryetarja dhe kryetarja e komunës së Shkupit, Danela Arsovska dhe nënkryetarët, kryetarin e Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu, ku mes tjerash present  ishin edhe disa  kryetarët e komunave, si ajo e Tearcës, Nuhi Neziri, kryetari i komunës së Radovishit Aco Ristov dhe drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq.

Përfaqësuesit e BNJVL-së i shpalosi sfidat me të cilat ballafaqohen vetëqeverisjet lokale, lidhur me krizën ekonomike dhe energjetike, ku kërkuan mbështetje nga Qeveria, ku për të njejtit të tejkalohet sa më lehtë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe përfaqësuesit e Qeverisë theksuan se për çdo çështje që është me rëndësi për qytetarët të hapet dialog dhe hapjen e një bashkëpunimi të ndërsjelltë me njësitë e vetëqeverisjes lokale për tejkalimin e përbashkët të sfidave aktuale. Të gjitha temat që janë të rëndësishme për qytetarët, për funksionimin normal të shoqërisë duhet që të diskutohen dhe të gjenden zgjidhjet më të përshtatshme që janë në interes të përgjithshëm.

Në takim u dakorduan që në detaje të shtjellohen sfidat me të cilat ballafaqohen njësitë e vetëqeverisjes lokale, që të elabourohen në detaje dhe të propozohen zgjidhje të duhura për tejkalimin e tyre.