Bojan Mariçiq

Pozita e punës: 
Zëvendësi i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Çështje Evropiane
Posta elektronike: 
cabinet@sep.gov.mk
Profili në Twitter: 
Фотографија: 
Biografia: 

Bojan Mariçiq ka lindur më 7 janar të vitit 1983 në Shkup.

Ka diplomuar në vitin 2006 në drejtimin e drejta ndërkombëtare në ë Fakultetin juridik “Justiniani i Parë”-Shkup, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Në vitin 2009 kryen magjistrin në të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane në Universitet në Amsterdam, Mbretëria e Holandës, me bursë të plotë nga MTEK program i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës.

Në vitin 2011 kreu magjistrin në Studimet bashkëkohore evropiane në Kolegjin universitar në Londër, Mbretëria e Bashkuar, me burse të plotë të ndarë nga Çivning program i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Karrierën profesionale e fillon në vitin 2006 si demonstrator i së Drejtës së BE-së në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë”-Shkup.

Prej në shkurt të vitit 2007 deri në gusht të vitit 2008 është projekt asistent në projektin për Përafrim të legjislacionit evropian në Sektorin për çështje të kuadrove dhe juridike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Prej në shtator të vitit 2009 deri në shtator të vitit 2010 punoi si koordinues i projektit dhe analist në programin juridik, programin për administratë publike dhe programet e BE-së në Fondi për Shoqëri e Hapur – Maqedoni. 

Prej në shtator të vitit 2011 deri në nëntor të vitit 2013 është angazhuar hulumtues i lartë për çështje juridike dhe politike në Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane, organizatë udhëheqëse qytetare për hulumtim, trajnim dhe monitorim të aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Mariçiq është asistent hulumtues i projektit Fullbrajt i profesorit Kit Braun nga Universiteti Braun, SHBA, në periudhën prej në tetor të vitit 2012 deri në tetor të vitit 2013.

Funksionin drejtor ekzekutiv i Eurothink e realizon nga nëntor të vitit 2013 deri në qershor të vitit 2017.

Funksionin si drejtor ekzekutiv i Eurothink e realizon prej në nëntor të vitit 2013 deri në qershor të vitit 2017.

Në periudhën prej qershorit 2017 deri në janar 2020 është këshilltar i posaçëm për integrime euroatlantike i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prej qershorit 2017 është përfaqësues nacional për Procesin e Berlinit, ndërsa prej qershorit 2018 është zëvendës i negocuesit kryesor politik, negocues kryesor teknik dhe shef i ekipit teknik negocues për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Mariçiq prej në janar të vitit 2020 është koordinator nacional për integrim në Bashkimin Evropian, Procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin rajonal.

Prej më 30 gusht 2020 e kryen funksionin ministër i Drejtësisë në mandatin e dytë të Qeverisë udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev.

Nga 16 janari ushtron detyrën zëvendëskryetar i Qeverisë për Çështje Evropiane.

Është autor i mbi 20 publikimeve akademike dhe analitike në sferën e integrimeve në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Mariçiq ka përvojë shumëvjeçare në ligjërim në trajnime, ligjërata akademike për çështjet e BE-së, fjalim publik, argumentim dhe debat dhe formulim të politikave publike dhe përfaqësim.

Ka realizuar një numër të madh të shërbimeve konsultative për cikël të projekteve, përgatitje të aplikacioneve të projekteve, menaxhim të ndryshimeve, reformave, planifikimeve strategjike, përfaqësimeve dhe lobimeve të strategjive komunikuese të organizatave qytetare dhe institucioneve publike.

Gjithashtu ka përvojë shumëvjeçare për analiza dhe hulumtime të organizatave ndërkombëtare dhe faktorëve vendor politik dhe qytetar.