Sllavica Gërkovska

Pozita e punës: 
Zëvendëse e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e angazhuar për politika të qeverisjes së mirë
Posta elektronike: 
Cabinet.Grkovska@gs.gov.mk
Фотографија: 
Biografia: 

Sllavica Gërkovska ka lindur më 27 korrik të vitit 1970 në Shkup. U diplomua në Fakultetin e Shkencave Natyrore Matematikore në Shkup. Ka magjistruar në shkencat matematikore. 

Në periudhën 1995-2002 punoi si asistent i ri i matematikës në Institutin e Matematikës pranë Fakultetit të Shkencave Matematikore, Instituti i Matematikës. 

Nga viti 2002 deri në vitin 2011 ka qenë deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Si deputete ishte kryetare e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport, anëtare e Komitetit për Politikë të Jashtme dhe zëvendës anëtare e Komitetit për Çështje Evropiane. Gjithashtu ishte zëvendëskryetare e Komitetit të Përzier Parlamentar në BE – Republika e Maqedonisë. 

Nga viti 2013-2014 punoi si drejtoreshë kryesore administrative, në mënyrë plotësuese përgjegjëse për burimet njerëzore dhe çështjet juridike në kompaninë për teknologji informative “EIN–SOF LLC”. 

Prej muajit mars të vitit 2015 punon si menaxher për burime njerëzore në kompaninë TI “VOX” Teneo Macedonia SHPK”. Në periudhën prej vitit 2008-2021 punon si shefe e Njësisë për burime njerëzore për Belgjikën, Indonezinë dhe Maqedoninë e Veriut në këtë kompani. 

Nga muaji maj i vitit 2021 deri në emërimin e saj në postin e zëvendëskryeministres të ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, punoi si analiste kryesore e sistemeve në Sektorin e Teknologjisë Informatike, njësia për informatikë dhe telekomunikime në Ministrinë e Punëve të Brendshme.