Кryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut 2017-2022

Кryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut 2017-2022

Zoran Zaev

Faqja Facebook: www.facebook.com/zoran.zaev
Profili në Twitter: www.twitter.com/Zoran_Zaev
Profili në Instagram: www.instagram.com/zoranzaev

 

Zaev është politikan me përvojë i përkushtuar në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin perëndimor si pjesë e BE-së. Ai është ithtar i zjarrtë i konceptit Një shoqëri për të gjithë, që çon drejt prosperitetit përmes dialogut, kompromisit, paqes dhe respektit të ndërsjellë.

Pas zgjedhjes së tij si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut në 2017, ai punoi fuqishëm në përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Si pasojë, në korrik 2018, në Samitin e NATO-s në Bruksel, Kryeministri Zaev mori ftesën për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në NATO dhe më 27 Mars 2020 Maqedonia e Veriut u bë pjesë e familjes së NATO-s me tridhjetë kombe dhe gati një miliard njerëz. Përveç kësaj, Kryeministri Zaev është mbështetës i vendosur i aspiratave të vendit për integrime Euro-Atlantike duke u përqëndruar në politikën e fqinjësisë së mirë dhe rikthimin e besimit të partnerëve strategjik të BE-së dhe SH.B.A.-ve.

Që kur u bë Kryeministër, Zaev ka nënshkruar Marrëveshjen për partneritet strategjik, miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe në qershor 2018, qeveria e re, e udhëhequr nga Zoran Zaev, nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, duke krijuar kështu një dinamikë të re pozitive për rajonin. Kryeministri Zaev, së bashku me kryeministrin Cipras të Greqisë, është fitues i çmimit Ewald Fon Kleist, Çmimin ndërkombëtar për paqe Westphalia për vitin 2020, Çmimin Hessian të paqes për vitin 2020 dhe Çmimin Evropa në zhvillim për praktikën më të mirë në promovimin e bashkëpunimit, unitetit, përfshirjes, dallimeve dhe të menduarit pozitiv. Të dy udhëheqësit u nominuan gjithashtu për Çmimin Nobel të paqes në 2019. Së fundmi, Kryeministri Zaev mori Çmimin për të drejtat e njeriut në vitin 2020 nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Berlin.

Nga 2003 deri në 2005, ai ishte anëtar i Parlamentit maqedonas, pas çka u kandidua për Kryetar të Komunës së Strumicës, një pozicion që e mbajti për tre mandate radhazi, nga 2005 në 2016. Në 2008 dhe 2009 qyteti fitoi çmimin më të lartë kombëtar për mjedisin, ndërsa si Kryetar i Bashkisë, Zaev fitoi Çmimin për praktikën më të mirë të partneritetit të parë publiko-privat në vend nga Këshilli i Evropës. Ai u zgjodh si udhëheqës i parties qeverisëse Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në vitin 2013, pasi shërbeu si Nënkryetar i partisë midis 2006 dhe 2008. Zoran Zaev ka qenë anëtar i LSDM-së që nga viti 1996.

Zaev është ekonomist dhe magjistër i ekonomisë monetare.