Jovana Trençevska

Pozita e punës: 
Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Profili në Twitter: 
Фотографија: 
Biografia: 

Ka diplomuar për sociologji në vitin 1994 në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa në vitin 2012 u bë magjistër për shkenca sociologjike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Filozofik, Instituti për Sociologji. 

Gjatë viteve 1992-2000 punon në “Semiko”, SHPKNJP Strumicë. 

Prej vitit 2000 deri në vitin 2003 është koordinatore në qendrën dikasteriale për avancimin e barazisë gjinore, Organizata e Grave Strumicë, programi i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim ndërkombëtar. 

Prej vitit 2003 deri në vitin 2018 është këshilltare për barazi gjinore në Sektorin për mundësi të barabarta në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale. 

Gjatë viteve 2018-2020 është udhëheqëse në repartin për mundësi të barabarta në Sektorin për mundësi të barabarta në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa në vitin e njëjtë deri në vitin 2020 është sekretareshë shtetërore në Ministrinë e njëjtë.

Prej në vitin 2020 punon në Inspektoratin Shtetëror të Punës, ku deri në vitin 2021 është u.d. drejtoreshë, ndërsa nga viti i njëjtë deri kur u zgjodh si ministre e Punës dhe Politikës Sociale, në fillim të vitit 2022, është drejtoreshë e Inspektoratit. 

Ka ndjekur më shumë trajnime dhe si anëtare merr pjesë në dhjetëra grupe të punës për përgatitjen e më shumë zgjidhjeve ligjore nga fusha e Ministrisë që e udhëheq dhe është autore dhe bashkë-autore e më shumë publikimeve dhe analizave në këtë fushë.

Njeh mirë gjuhën angleze.