Admirim Aliti

Admirim Aliti është doktorant i E-teknologjive në Universitetin e Evropës Juglindore. Ka përvojë relevante si profesor universitar në lëndët e informatikës, si dhe përvojë menaxheriale në menaxhimin me bazat e të dhënave, si dhe në mbështetjen dhe menaxhimin me projekte në Sektorin e Organizatave Joqeveritare.
Në vitin 2006-të, diplomohet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Univeristetin e Evropës Juglindore.
Në vitin 2011-të, arrin titullin - magjistër i Sistemeve të Informacionit (Departamenti i Informatikës) në Universitetin Line në Suedi.
Në periudhën e viteve 2011 – 2016-të, ka qenë themelues dhe drejtor i Kompanisë për Zhvillim të Software-it, ANT Solution – Shkup, ku ka qenë përgjegjës për bashkëpunim me kompanitë e tjera, si dhe përgjegjës për organizimin dhe për të punësuarit e kompanisë.
Në periudhën e viteve 2013 – 2014-të, ka punuar si inxhinier në „EVN Maqedoni“ ku ka punuar në analizat për nevojat e shfrytëzuesve.
Gjatë viteve 2016 – 2018-të, ka ushtruar detyrën si asistent në Universitetin ,,Nënë Tereza” në Shkup.
Në periudhën e viteve 2018-2020-të, ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në ,,Radiodifuzionin Nacional”,ku është shquar për aftësitë e tij të mira udhëheqëse dhe komunikuese.
Nga Katedra e Informatikës së Universitetit ,,Nënë Tereza”, vjen në funksionin e Ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.