Kovaçevski: I avancojmë të drejtat e punëtorëve, secili ka të drejtë të pushojë dhe ditën e diel ta kalojë j me familjen

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, sot e vizituan familjen Shishkovski për ta takuar Stefanian, një grua e re e cila punon në një market lokal, dhe e cila me zgjidhjen ligjore që e diela të shpallet të jetë ditë jopune tani ka më shumë kohë t’i përkushtohet familjes dhe jetës personale më cilësore.

Kryeministri Kovacevski, Stefanija dhe familja e saj u pajtuan se balanca mes jetës profesionale dhe asaj private është shumë e rëndësishme dhe se kontribuon që punëtorët si Stefanija të jenë më të motivuar, më të pushuar dhe më efikas në vendin e punës.

Me këtë zgjidhje ligjore, tha kryeministri Kovaçevski në takim, është bërë edhe një hap ndaj avancimit të të drejtave të punonjësve dhe drejtësisë sociale me çfarë kujdesi dhe mbështetja për punëtorët është zgjeruar si prioritet i Qeverisë.

Kryetari i Qeverisë u shfaqi falënderim punëdhënësve dhe odave ekonomike, si dhe sindikatave të cilat e mbështetën këtë zgjidhje ligjore dhe shtoi se dallimet individuale  që janë shfaqur në zbatimin e ditës jopune të harmonizohen në interes të të gjithëve.

Kovaçevski potencoi se punonjësit janë forca lëvizëse e ekonomisë dhe të zhvillimit të shoqërisë sonë dhe prandaj edhe kujdesi për ta duhet të jetë në një nivel më të lartë. 

"Prandaj për më pak se katër vite paga minimale prej 9.000 denarë është rritur në mbi 15.000 denarë që është më shumë se 6.000 denarë në muaj për të punësuar, apo 72.000 më shumë në familje" tha në takim Kovaçevski.

Ai shtoi se shteti do të jetë gjithmonë këtu për të promovuar të drejtat e punëtorëve, ekonominë dhe standardin e jetesës së qytetarëve dhe për të mbështetur rritjen e pagave.