Qeveria solli ndalesë në hapësirën ajrore të territorit të Maqedonisë së Veriut për kompanitë ajrore ruse

Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 18-të solli vendim t’u bashkohet rekomandimeve të BE-së dhe vendeve anëtare të cilat sollën këtë vendim, të vendoset ndalesë për hyrje në hapësirën e territorit të Maqedonisë s Veriut për kompanive ajrore nga Federatën Ruse.

Nga ky vendim përjashtohen fluturimet humanitare dhe emergjente.

Qeveria e detyroi SHA në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimit të dhënies së shërbimeve në navigacionin ajror M-NAV të fillojë procedurën për zbatimin e këtij vendimi dhe të njoftojë Autoritetet evropiane të aviacionit për ndalimin e hyrjes në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për transportuesit ajror të regjistruar në Federatën Ruse.