Nga mbledhja e 24-të e Qeverisë: Miratohen 26 masa për mbrojtjen e standardit jetësor dhe për likuiditetin e kompanive; Kufizohet eksporti i vajit të lulediellit deri më 31 maj

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 24-të e shqyrtoi Informacionin për masa ekonomike për ballafaqim me krizën energjetike dhe të çmimeve, në kuadër të së cilës janë miratuar 26 masa për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive, si masa për mbështetje financiare të subjekteve afariste përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut.

Pakoja e masave për mbrojtjen e standardit jetësor dhe likuiditetin e kompanive përfshin:

1. Ulje e normës së autorizuar të TVSH-së për produktet bazë të ushqimit prej 5% në 0%, prej në  prill deri në qershor.

2.    Ngrirje e marzhave të produkteve tregtare bazë të ushqimit.

3. Subvencione/Vauçerë për produktet ushqimore bazë (me nga 1000 denarë për 3 muaj për 35.000 shfrytëzues, gjegjësisht 105 milionë denarë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

4. Masë autonome për importin e produkteve ushqimore bazë dhe lëndëve të para të cilat kanë të dhëna doganore nga të gjitha vendet, gjegjësisht heqja e tarifave doganore për këto produkte dhe rritja e kuotave.

5.  Vazhdimi i zbatimit të normës doganore të autorizuar prej 5% për qarkullimin me energji elektrike për amvisëritë deri në fund të vitit, në vend që deri më 1 korrik.

6. Rekomandim për ndryshimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar për energji elektrike, që prej më 1 korrik do të fillojë me zbatim.

7. Vazhdimi i programit për varfërinë energjetike deri në korrik të vitit 2022.

8. Subvencione për pensionistët (nga 1000 denarë për 3 muaj për 326.840 pensionistë).

9.  Vazhdimi i subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike për tregun e rregulluar për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël , deri në qershor të vitit 2022

10. Subvencionimi i çmimit të energjisë termike.

11. Financimi i projekteve për efikasitet energjetik për komunat përmes shfrytëzimit të kredisë së volitshme nga Banka Botërore të zbatuar nga Ministria e Financave për uljen e energjisë konsumuese në objektet publike.

12. Thjeshtësim i procedurës për vendosjen e paneleve diellore në objekte.

13.    Rekomandim për ndryshimin e metodologjisë për harmonizimin e çmimeve të derivateve në bazë të ndryshimit të çmimeve të berzës nga baza javore në bazë ditore, që do të zgjasë prej në mars deri në qershor.

14. Prolongimi i vendosjes të së dhënave për derivate, gjegjësisht taksës ekologjike për energjencat.

15.  Ulje e normës së TVSH-së prej 18% në 10% gjatë qarkullimit të energjencave: dizellit, benzinës pa plumb, naftë gazi, gazit të naftës të lëngshëm (GNL) dhe metanit, me ç’rast ulet çmimi i këtyre derivateve.

16. Ulje e akcizës në bazë të çmimeve të berzës , për zbutjen e ndikimit të çmimeve të berzës me ç’rast do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejt në çmimin e derivateve në pompat e benzinës..

17.   Lirim nga pagesa e TVSH-së gjatë importimit të energjisë elektrike të mos paguhet me import, por në qarkullim.

18.  Rekomandim për komunat që të riorganizojnë transportin publik për të qenë i qasshëm në favor të të gjithë qytetarëve. 

Masat për mbështetje financiare të objekteve afariste përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut përfshijnë:

19.   Subvencionimin e normës së interesit të kontraktuar për kreditë e dhëna nga bankat komerciale në subjekte afariste të cilat do ta riinvestojnë përftimin për vitin 2021. 

20. Mbështetje financiare përmes kreditimit të drejtpërdrejtë nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut në kompanitë. 

21. Kreditimi përmes bankave komerciale me kredi pa interes për fonde qarkulluese

22. Shfrytëzimi i Fondit garantues përmes Bankës Zhvillimore.

23.  Kredi për investime në projekte për efikasitet energjetik dhe burime të ripërtërishme të energjisë. 

24. Sillet linjë e re kreditore me mbështetje të Bankës Evropiane për Investim për tranzicion të gjelbër në vlerë prej 100 milionë euro.

25.  Kredi të volitshme për financim të gjelbër, të siguruara përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, përmes UNDP-së dhe bankave komerciale në vend në lartësi prej 45 milionë euro, për persona fizik dhe juridik për instalimin e fotovoltaikëve dhe mjete për efikasitet energjetik.

26.  Rekomandim për kursim dhe shfrytëzim racional të energjisë elektrike dhe energjencave të tjera me set aktivitete për zbatimin e masës.

Për të siguruar bazën ligjore për disa nga masat, Qeveria përcaktoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për akciza dhe në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar, të cilat do të dërgohen në Kuvend për miratim.

Në këtë mbledhje, lidhur me masat ekonomike për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, ka miratuar Vendim për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara.

Me këtë vendim përcaktohet marzha (përfituese) si kusht i posaçëm në tregti me këto mallra: bukë e bardhë dhe gjysmë e bardhë (e plotë dhe e prerë); vaj luledielli për ushqim (pa vaj të shtrydhur të ftohtë); miell gruri - lloji 400; sheqer i bardhë konsumues; qumësht i përhershëm i lopës me përmbajtje yndyre 2,8%, 3,2% dhe 3,5%; mish i freskët; produkte të thata të mishit - sallam (special dhe parizer nga mishi i derrit, pulës dhe viçit), salçiçe (pule, derri, viçi) dhe suxhuk (pule, derri dhe viçi) me përmbajtje tjera; djathë i bardhë i lopës dhe djathë i bardhë i përzier i lopës dhe deles; gjizë lope; oriz i bardhë maqedonas; vezë pule dhe pasta nga gruri i butë dhe grurë tjetër.

Sipas vendimit, marzha më e lartë tregtare për mallrat e përfshira për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë që bëjnë pjesë në zinxhirin tregtar me shumicë, përcaktohet në masë totale deri në 4% të çmimit të shitjes të llogaritur në tregtinë me shumicë, gjegjësisht në shumë totale deri në 3% të çmimit të shitjes të llogaritur në tregtinë me pakicë.

Për mallrat që përfshihen me këtë vendim nuk do të llogaritet dhe miratohet kompensimet të cilat shitësi me pakicë i paguan shitësit me shumicë për reklamimin dhe ekspozimin e mallrave në rafte apo polica.

Në bazë të pëlqimit të marrë nga dy odat e tregtisë, produktet bukë e bardhë dhe gjysmë e bardhë (e plotë dhe e prerë në copa), vaj luledielli (pa vaj të shtrydhur të ftohtë) dhe miell gruri - lloji 400, do të shiten me furnizues në tregti me pakicë, pa marzhë tregtare që është një marzh përfituese.

Qeveria në këtë mbledhje miratoi Vendimin për kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit për shkak të çrregullimeve serioze në tregun vendor, i cili hyn në fuqi sot dhe do të jetë i vlefshëm deri më 31 maj.

Ky vendim është miratuar në bazë të Ligjit për tregti, me të cilin parashihet se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria mund të kufizojë eksportin ose importin e mallrave të caktuara ose të përcaktojë kushte të veçanta për import ose eksport.

Në këtë mbledhje përcaktuan ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor për të siguruar zbatimin e vendimit për rritjen e pensioneve duke aplikuar metodologjinë e re, sipas së cilës pensionistët do të kenë rritjen më të lartë të pensioneve historikisht.