Në 100 ditët e para nga puna e Qeverisë, theksoi Kryeministri Kovaçevski, në mbledhjen tematike, u ballafaquam të përgatitur edhe me krizën energjetike edhe me zgjidhje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse siguruam mbrojtje për qytetarët nga rritjet e çmimeve të shkaktuara nga kriza globale energjetike.
“Me përgjegjësi dhe guxim, në përputhje me sfidën, morëm menaxhimin dhe furnizimin me energji për ndërmarrjet e ujësjellësit në Shkup për të siguruar ngrohje qendrore të vazhdueshme për qytetarët. Subvencionet e parashikuara për furnizim të pandërprerë me ngrohje të pjesëve të qytetit të Shkupit janë 2,9 milionë euro në muaj, gjatë sezonit të ngrohjes, kurse kursimet mujore për amvisëri janë 1.000 denarë ose gjithsej 2.500 denarë për amvisëri, vetëm për energji për ngrohje “, tha Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në mbledhjen tematike.
Kryeministri Kovaçevski potencoi që si përgjigje e krizës energjike u sollën masa me të cilat u aktivizuan të gjitha kapaciteteve të vendit për prodhimin e energjisë elektrike.
“E ulëm TVSH-në për energji elektrike nga 18% në 5%. Siguruam 670 milionë denarë shtesë për SHA EMV për prodhimin e energjisë elektrike dhe investime në projekte në burime të ripërtërishme të energjisë”, theksoi Kovaçevski.
Kryeministri shtoi se me ndërhyrjen në kohë me thellimin e krizës, Qeveria përgatiti dhe dorëzoi një pako masash kundër krizës për ndihmë shtesë për qytetarët dhe kompanitë, me fokus mbështetjen për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.
Vlera e përgjithshme e pakos së masave për mbështetje është mbi 400 milionë euro, tha Kovaçevski, dhe ndikimi i përgjithshëm i masave është edhe më i madh dhe arrin në gati 615 milionë euro.
“Me masat kundër krizës, faturat e qytetarëve janë më të ulëta për rreth 4.000 denarë në muaj. Po të mos ishin masat si ulja e TVSH-së nga 5% në 0% të produkteve ushqimore bazë, qytetarët do të duhej të paguanin 1500 denarë në muaj shtesë. Po të mos ishte ulja e TVSH-së për burimet energjetike të naftës dhe derivateve të naftës, vetëm në atë bazë, pa u ulur akciza, çdo qytetar në konsum mesatar do të paguante 300 denarë më shumë në muaj. Këtu përfshihen vetëm efektet e drejtpërdrejta të masës. Po ashtu, duke qenë se çmimet e energjisë janë një input i rëndësishëm në çmimet e pothuajse të gjitha produkteve, ulja e çmimit të tyre ndikon pozitivisht në çmimin e të gjitha produkteve, që do të thotë se bëhet fjalë për rreth 750 denarë kursime totale për amvisëri”, theksoi Kovaçevski në fjalimin e tij në mbledhjen tematike 100 ditë Qeveri.
Kovaçevski si një nga masat më efikase i ndau subvencionimin e energjisë elektrike deri në 80%, e cila nëse nuk do të ndodhte, faturat e secilës familje do të ishin 2.150 denarë më të larta.
“Për të zbutur rritjen e madhe të çmimeve, fillimisht kemi ngrirë çmimet e produkteve ushqimore bazë, e më pas marzhet. Me këtë masë parandaluam krijimin e fitimeve jonormale dhe mundësuam zbutjen e rritjes së madhe të çmimeve në një kategori të përzgjedhur të produkteve ushqimore. Me masat e marra sot kemi çmimet më të ulëta të produkteve bazë dhe energjisë në rajon. Ne kujdesemi maksimalisht për të mbrojtur standardin e qytetarëve”, tha Kovaçevski në mbledhjen tematike.
Në këtë drejtim, theksoi Kovaçevski, është edhe masa me të cilën 35.000 bashkëqytetarë tanë nga kategoritë e cenueshme morën vauçerë për prodhime bazë për ushqim edhe atë për 1.000 denarë për 3 muaj, gjegjësisht gjithsej 3.000 denarë.
Kovaçevski shtoi se në plan afatgjatë, kriza energjetike motivoi të përshpejtojë transformimin energjetik që do të sigurojë pavarësi energjetike.
“Në kohë krize, ndërmorëm masa inkurajuese edhe projekte investuese që e transformojnë sistemit energjetik dhe të cilat janë të drejtuara në shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe pavarësisë energjetike me përfitime të mëdha për qytetarët. Elektrana e re energjetike “Osllomej” do të prodhojë energji të pastër, vendore që do të kontribuojë në ambientin jetësor. Me këtë elektranë përveç që do t’i furnizojmë nevojat e rreth 2.800 amvisërive me energji elektrike, bëjmë edhe rikultivim e 15 hektarë hapësirë.
Ky është projekt i parë me të cilin zëvendësohet prodhimi i energjisë elektrike nga teknologjia e ndotjes në teknologjinë e pastër dhe si e tillë është shembull për projektet e ardhshme të tranzicionit energjetik në Ballkanin Perëndimor”, tha Kovaçevski.
Në ekspozenë e mbledhjes tematike për 100 ditë nga puna e Qeverisë, Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e projektit për ndërtimin e terminalit për gaz natyror të lëngshëm në Aleksandropuli në Greqi për depozitimin dhe gazifikimin e gazit natyror të lëngshëm, me një kapacitet mbi 5,5 miliardë metër kub.
“Përfshirja jonë në ndërtimin e këtij terminali krijon një mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm të vendit me gaz natyror, prej nga do të shpërndahet më pas në rajonin e gjerë. Për më tepër, Çebreni, një projekt monumental historik i udhëhequr ndoshta nga të gjitha qeveritë, është në fazën e dytë për herë të parë. Ka nëntë ofrues të cilët janë në proces të shqyrtimit në terren të hapësirës, për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në atë tender”, tha Kovaçevski dhe shtoi se në 100 ditët e para të funksionimit Qeveria është fokusuar në çështje kyçe me interes për qytetarët, siç janë siguria ekonomike dhe një standard më i mirë i jetesës.