Rexhepi: Krijojmë zgjidhje më të mira për të lehtësuar procedurat në gjeodezi

Zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje, z. Bekim Rexhepi sot ka marrë pjesë në Seminarin me temë: “Teknologjitë e reja dhe praktikat e mira në Gjeodezi”, nën organizim të KEGJ.

„Fillimisht ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në këtë debat ekspertësh në kohë kur jemi në fazën e zbatimit të reformës më të rëndësishme në fushën e Ndërtimit. Sidomos tani kur kemi për detyrë t'u përgjigjemi të gjitha goditjeve të jashtme të çmimeve që ndikojnë fuqishëm në aktivitetin e përgjithshëm. Para nesh është sfida që ti zbatojmë të gjitha reformat, të pranojmë metoda dhe praktika të reja në mënyrë që të kemi një nivel të lartë profesionalizmi dhe standardizimi të normave”, theksoi zëvendës ministri Rexhepi.

Në fjalimin e tij ai theksoi për kontributin e institucioneve shtetërore në krijimin e politikave cilësore në veprimtarinë gjeodezike.

„Agjencia e Kadastrës është tashmë në fazën e përgatitjes të propozim ligjit, me të cilin do të ndahet veprimtaria gjeodezike, kompetenca dhe organizimin i sektorit gjeodezik privat me ligj të posaqëm. Besojmë se së shpejti së bashku, ju si profesionistë dhe ne si organe institucionale do të sjellim zgjidhje logjore kualitative që ta ngrejmë kualitetin e punës të Gjeodetëve. Ajo që është e rëndësishme për ne është kontributi juaj në krijimin e politikave në industrinë që përfaqësoni. Besoj se ky tubim i profesionistëve vendas dhe ndërkombëtarë synon të ofrojë modele të reja pune, të forcojë kapacitetet dhe burimet në aktivitetin tuaj për të ofruar kushte për vazhdimësinë e zgjerimit të ndërtimit në vend”, ka thënë Rexhepi.

 Zëvendës ministri Rexhepi ka përgëzuar Odën e shoqatës së tregtarëve për punë gjeodezike, për organizimin e eventit nga i cili pritet të ofrohen zgjidhje të reja për zbatueshmërinë në vend.