Kovaçevski: Apel për pranim të shpejtë dhe të plotë të rritjes historike prej 15% të pagave në arsim

Sonte në profilin e tij në Facebook, Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski i ka bërë thirrje SASHK-ut  për pranim të menjëhershëm, të shpejtë dhe të plotë të kushteve dhe përgjegjësive të dakorduara.


Në vazhdim ju a përcjellim statusin në tërësi:

I’a dolëm të arrijmë një marrëveshje të rëndësishme për të punësuarit në arsim dhe të rrisim pagat për 15 për qind, duke filluar nga paga e shtatorit.

Kjo rritje e pagave është më e madhja deri më tani dhe së bashku me rritjen prej 21 për qind deri më tani është historikisht mbështetja më e madhe për punonjësit në arsim. Deri para pesë viteve, rritja maksimale e pagave ishte 4 për qind, pa kriza globale

Në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike, përveç rritjes në përqindje, të punësuarit në arsim, përmes marrëveshjeve kolektive do të mund të respektojnë pagën minimale dhe përfitimet tjera.  Njëkohësisht do të definohet metodologjia për rritje të vazhdueshme të pagave, e cila do ta mbrojë standardin e mësimdhënësve dhe do të mundësojë rritje të vazhdueshme të pagave pa nevojën e ndërhyrjes shtesë qeveritare, institucionale apo politike.

Apeloj te SASHK-u për pranim të shpejtë dhe të plotë të kushteve dhe përgjegjësisë së dakorduar. Të mund institucionet të vazhdojnë me aktivitete konkrete për realizimin e kësaj rritjeje historike të pagave në arsim.