Fjalim i Kryeministrit Kovaçevski: Ja arritëm, paga mesatare është mbi 30.000 denarë

Kryeministri Kovaçevski përmes një video fjalimi falënderoi të gjithë zyrtarët e qeverisë në këtë dhe mandatin e kaluar për punën që kanë bërë në realizimin e një prej premtimeve më të rëndësishme të Qeverisë, pagën mesatare prej mbi 30.000 denarë.


Në vazhdim jua përcjellim fjalimin integral të tij:

Të nderuar qytetarë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, theksoi ai, e realizoi një prej premtimeve më të rëndësishme të dhëna para qytetarëve në vitin 2017, pagën mesatare prej mbi 30 mijë denarëve.

Rritja  e pagave dhe investimi në standardin e qytetarëve është politika në të cilën kemi qëndruar konsekuent. Pavarësisht të gjitha pengesave nga opozita dhe ligjeve të bllokuara për rritjen e pagave, nënvizon ai, pagat janë në rritje të vazhdueshme.

Pak kush ka besuar se do të kemi pagë mesatare prej 30.000 denarëve. Ky premtim ishte cak i kritikave dhe talljeve, por me politika konsekuente ia dolëm ta realizojmë.

Në kohë të krizës së madhe ekonomike e kuptojmë se sa i rëndësishëm është investimi në të ardhurat e qytetarëve dhe punëtorëve. Me rritjen e pagave mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve dhe e drejtojmë Buxhetin aty ku është më i nevojshëm. Ne po përballemi me një dimër të vështirë në të cilin do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ulur goditjet e çmimeve. Dua t’ju siguroj se Qeveria është plotësisht e përkushtuar dhe e gatshme për gjithçka që ka përpara. Do të punojmë me përgjegjësi, përkushtim dhe efikasitet në interes të qytetarëve.

Për në fund falënderim ndaj të gjithë anëtarëve të Qeverisë në këtë mandat dhe mandatin e kaluar, të cilët kanë punuar vazhdimisht dhe me përkushtim për realizimin e këtij premtimi. E dëshmuam, se premtimet i përmbushim dhe nga qëllimet e projektuara nuk heqim dorë.