Nga mbledhja e 49-të e Qeverisë: Zgjerohet përfshirja e shfrytëzuesve të subvencioneve të bujqve; U miratua Strategjia Fiskale dhe e Menaxhimit të borxhit publik; Miratohet Plani Nacional për Energji dhe Klimë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 49-të miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Dekretit për kriteret më të përafërta  për pagesat e drejtpërdrejta, shfrytëzuesit e mjeteve, shumat maksimale dhe mënyra e pagesave të drejtpërdrejta për vitin 2022 të Programit për mbështetje financiare për bujqit për vitin vijues, me qëllim që me masat për mbështetje të mbulohen edhe blerësit e mollës.

Në mënyrë shtesë, me ndryshimet dhe plotësimet zgjatet afati për aplikim të këtyre masave për mbështetje deri më 31 qershor të vitit 2022, me qëllim që të gjithë bujqit të realizojnë të drejtën e subvencioneve dhe të marrin mbështetjen e shtetit për prodhimin e ushqimit.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023-2025 (me perspektiva deri në vitin 2027).

Strategjia fiskale afatmesme është në përputhje me qëllimet afatmesme fiskale dhe prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mundëson ndjekje të dinamikës së të ardhurave dhe shpenzimeve në raport me qëllimet fiskale.

Elementet kyçe të politikës fiskale afatmesme paraqesin ridizajnim të politikës buxhetore dhe konsolidimit fiskal, të cilat janë në drejtim të mbështetjes së stabilitetit makroekonomik, përshpejtimit të rritjes ekonomike, dhe me këtë edhe përforcimit të potencialit të rritjes së ekonomisë së vendit.

Konsolidimi i planifikuar fiskal përfshin tre aspekte kryesore: Përmirësimi i pagesës  së të ardhurave buxhetore, përmes masave për ulje të ekonomisë gri dhe masave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit; Ulja dhe ristrukturimi i shpenzimeve buxhetore, përmes shkurtimit të shpenzimeve joprioritare dhe jothelbësore, mbështetje më e madhe e sektorit privat dhe inovacioneve, me qëllim të përforcimit të konkurrencës, komponentit social për mbështetjen e kategorive më të cenuara  të popullsisë dhe rishikimi i metodologjive të transferove dhe subvencioneve; Ndryshimet në burimet e financimit të deficitit buxhetor, diversifikimi më i madh i burimeve të financimit të deficitit, financimi dhe realizimi i projekteve të caktuara përmes partneriteteve publiko-private dhe krijimi i Fondit zhvillimor për investime strategjike.

Me propozim të Ministrisë së Financave, në këtë mbledhjen, Qeveria miratoi Strategjinë për Menaxhim të Borxhit Publik për vitin 2023 - 2025 (me perspektiva deri në vitin 2027).

Me Strategjinë e Menaxhimit të Borxhit Publik, në përputhje me Ligjin për borxh publik, përcaktohet lartësia e borxhit publik në afat të mesëm, shuma maksimale e huamarrjes në neto në vitin e parë i cila ka të bëj me Strategjinë dhe shumën maksimale të garancive shtetërore të sapo lëshuara në vitin e parë i cili i referohet Strategjisë dhe strukturave të  borxhit shtetëror.

Strategjia e Menaxhimit të Borxhit Publik i ofron kornizë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të veprojë në drejtim të menaxhimit me kujdes të borxhit publik të vendit në afat të mesëm.

Si qëllime të politikës së menaxhimit me borxhin publik në Strategji janë përcaktuar:

  • Financimi i nevojave të shtetit me shpenzim sa më të ulët, në afat të mesëm dhe me nivel të qëndrueshëm të rrezikut;
  • Identifikimi, ndjekja dhe menaxhimi i rreziqeve të cilave u nënshtrohet portofoli i borxhit publik dhe
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e tregut financiar vendas efikas.

Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi Planin Nacional për Energji dhe Klimë (NPEK) të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Plani Nacional për Energji dhe Klimë mbulon periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2030 dhe e përshkruan rrugën për realizimin e qëllimeve deri në vitin 2030.

Si dhe Strategjinë për Zhvillimin e Energjetikës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe NPEK  ka qasje gjithëpërfshirëse dhe i përfshin pesë dimensionet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian të Energjisë, gjegjësisht dekarbonizimin.