Qeveria vazhdon me mbështetjen financiare për qytetarët dhe kompanitë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me më tepër masa dhe zgjidhje në kohë, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, siguroi që të  mbrojë qytetarët nga rritja e çmimeve të shkaktuara nga kriza globale ekonomike dhe energjetike.

Në këtë frymë dhe mbi këtë parim, Qeveria me rebalancin e ri të buxhetit, vazhdon me kujdesin e madh ndaj qytetarëve dhe në kohë sa më të shkurtër do të del me masa kundër krizës që do të jenë të synuara, siç janë rekomandimet e fundit të institucioneve financiare ndërkombëtare - FMN dhe Banka Botërore, BE dhe publiku ekspert. Kjo do të thotë se ato do të orientohen drejt kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe ekonomisë, drejt atyre që kanë më shumë nevojë.

Kjo qasje është orientuar drejt realizimit të qëllimeve në vijim:

- T’i mbrojmë ata të cilët kanë më shumë nevojë për mbështetje,

- Të sigurohet shpërndarje e drejtë e mjeteve, dhe

- Të mbajmë rrugën e konsolidimit gradual fiskal, që ka rëndësi  të madhe për ruajtjen e stabilitetit të borxhit publik dhe stabilitetit të ekonomisë në përgjithësi.

Të gjitha këto masa që do të pasojnë ndërlidhen në pritshmëritë e institucioneve financiare ndërkombëtare se presionet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit do të lehtësohen gradualisht, në mënyrë që të stabilizohen vitin e ardhshëm.

Me paketën e parë të masave kemi amortizuar rritjet e para të mëdha të krizës. Ne parandaluam rritjet e mëdha të çmimeve dhe rritjen spekulative të çmimeve, me të cilat kemi ndalur presionet e inflacionit për të parandaluar norma më të larta të inflacionit.

Vlera totale e grupit të masave mbështetëse është mbi 400 milionë euro, ndërsa ndikimi i përgjithshëm i masave është edhe më i lartë dhe arrin në gati 615 milionë euro.

Me këto masa kundër krizës, faturat e qytetarëve janë më të vogla për rreth 4.000 denarë në muaj.

Me përgjegjësi dhe guxim, në përputhje me sfidën, kur ishte më e nevojshme, morëm menaxhimin dhe furnizimin me energji për kompanitë për furnizim me ujë të nxehtë në Shkup për të siguruar ngrohje qendrore të vazhdueshme për qytetarët.

Gjithashtu kemi aktivizuar të gjitha kapacitetet vendore për prodhimin e energjisë elektrike. Kemi ulur TVSH-në e energjisë elektrike prej 18 % në 5% deri në fund të vitit.

Përderisa nuk do të bëhej subvencionimi  për prodhimin e energjisë elektrike prej 80% dhe nëse nuk do ta kishim ulur TVSH- me çmimin që paguajnë qytetarët, faturat e energjisë elektrike për çdo familje do të ishin 2.150 denarë më të larta.

 

Po të mos ishin masat si ulja e TVSH-së nga 5% në 0% të produkteve bazë ushqimore, qytetarët do të duhej të paguanin 1500 denarë në muaj plus.

 

Po të mos ishte ulja e TVSH-së të energjesave të naftës dhe derivateve të naftës, vetëm në atë bazë, pa u ulur akciza, çdo qytetar në harxhim mesatar të llogaritur do të paguante 300 denarë më shumë në muaj.
 

Për të zbutur goditjet e çmimeve, fillimisht ngrirjen e  çmimeve e produkteve ushqimore bazë dhe më pas marzhave. Me këtë masë parandaluam krijimin e fitimeve jonormale, si dhe mundësuam zbutjen e goditjes së çmimeve për një kategori të përzgjedhur të produkteve ushqimore.

Në këtë drejtim është edhe masa me të cilën 35.000 bashkëqytetarë tanë më të rrezikuar kanë marrë vauçer  për produkte ushqimore bazë, 1.000 denarë për 3 muaj, ose gjithsej 3.000 denarë.

Programi për varfëri energjetike, nga ana tjetër, ofron mbështetje financiare për personat me të ardhura të ulëta, e cila ka vlerën nga 600 deri në 800 denarë në muaj dhe vlen në vazhdimësi. Bëhet fjalë për rreth 7200 deri në 9600 denarë në vit për amvisëritë nga kategoritë më të cenueshme.

Në të njëjtën kohë, mbështetja e kompanive për ruajtjen e likuiditetit të tyre vazhdon me subvencionimin e normës së interesit kontraktual, pastaj kreditimin e drejtpërdrejtë përmes BZHMV-së, kredinë për kapital qarkullues pa interes, përdorimin e fondit të garancisë përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, kreditë për investime në projektet e efikasitetit  energjetik dhe burimet e ripërtërishme të energjisë, si dhe përmes një linje të re për të mbështetur ekonominë përmes Bankës Evropiane të Investimeve për tranzicionin e gjelbër dhe financimin e gjelbër.

Në krye të prioriteteve të Qeverisë mbetet kujdesi për standardin e qytetarëve, likuiditeti i kompanive dhe masat për siguri të qëndrueshme ekonomike dhe paqe sociale.

Me masat e marra ne i destinuam paratë e taksapaguesve për t'i përmbushur këto përfitime për qytetarët.

Kështu, me subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike, qytetarët dhe kompanitë kanë kursyer gjithsej 22 milionë euro në muaj, ndërsa me uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë dhe vauçerët për kategoritë më të cenueshme janë kursyer 6 milionë euro në muaj.

Si rezultat i kujdesit për më të cenuarit për subvencione për pensionistët me 1000 denarë shtesë për tre muaj, kemi ndarë 5 milionë euro.

Për furnizimin me energji termike të pjesëve të qytetit të Shkupit arritëm kursime mujore prej 2,9 milionë euro, ndërsa me uljen e akcizave dhe lartësinë e TVSH-së për derivatet dhe të tjerat janë kursyer 3 milionë euro në muaj.

Me sjellje të përgjegjshme të të gjitha subjekteve, do ta kapërcejmë këtë krizë, ashtu siç tejkaluam krizën më të madhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia KOVID-19.

Është veçanërisht e rëndësishme të mos i nënshtrohemi informacionit të rremë që ushtron presion në treg dhe lëvizjeve inflacioniste.

Dezinformimi, pa marrë parasysh se nga kush vjen, duke përfshirë edhe parti të caktuara politike, nuk i sjell dobi askujt, sepse vetëm inkurajon vazhdimin e mëtejshëm të krizës.