Aliti: Po ndërtojmë plan dhe strategji mbi përmirësimin e kushteve për kthimin e kuadrove kualitative në vend

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, sor morri pjesë në tryezën e rrumbullakët, dedikuar kthimit të kuadrove kualitative në vendlindje, të titulluar „Kthimi i potencialit njerëzor“, nën organizimin e Universitetit „Nënë Tereza”.

Ministri Aliti i përshëndeti të pranishmit, si dhe iu referua përmirësimit të kushteve dhe kualitetit të jetesës, si parakusht për kthimin e potencialit njerëzor.

Një nga hapat konkretë për arritjen e këtij qëllimi është pikërisht ‘Sistemi meritor’, të cilin Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës e ka ndër prioritetet e saj.

Edhe pse jetojmë në kohë të ‘trazuara’, duhet të kemi parasysh se vendi i ‘mendjeve kualitative’ më shumë i takon vendlindjes sesa vendeve të huaja.

Ministri, potencoi se si Qeveri dhe si ministri po ndërtojmë plan dhe strategji mbi përmirësimin e kushteve për kthimin e kuadrove kualitative në vend.