Mundësitë e bashkëpunimit ishin në fokusin e takimit të sotëm të punës midis ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti dhe ambasadorit të Japonisë, N.E. Hironori Savada.
Ministri e njoftoi ambasadorin me projektet aktuale të MSHIA dhe aktivitetet e ardhshme për avancimin e punës së administratës dhe digjitalizimit.
„Japonia është një mik tradicional i Maqedonisë së Veriut, ndërsa përvojat japoneze në digjitalizim dhe në sferat tjera si njëra prej vendeve më të zhvilluara, janë të mirëseardhura”, deklaroi ministri Aliti, duke iu falënderuar ambasadorit.
Takimi kaloi në një atmosferë konstruktive ku u përmend përkrahja e plotë në procesin e reformave në rrugën drejt Bashkimit Evropian.