Aliti-Rendevska: Marrëveshja e sotme është një hap konkret drejt proceseve të digjitalizimi

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti, sot nënshkroi një marrëveshje me drejtoreshën e Këshillit Inspektues, Daniela Rendevska për dhënie në shfrytëzim pa kompensim të programit softuerik për automatizim të procedurës dhe punës inspektuese e cila përfshinë :

  • dokumentacionin teknik për zgjidhjen e avancuar softuerike,
  • përgatitjen teknike për zgjidhjen softuerike për lidhjen dhe shkëmbimin e të dhënave me institucionet tjera përmes platformës për interoporabilitet,
  • kodin burimor për zgjidhjen softuerike,
  • materiale trajnuese për shfrytëzues të zgjidhjes softuerike,
  • materiale trajnuese për administratorë të zgjidhjes softuerike.

Në këtë mënyrë lehtësohen procedurat dhe puna e Këshillit Inspektues si dhe realizohet edhe njëra prej prioriteteve të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës që ka të bëjë me proceset e digjitalizimit në institucionet shtetërore.