Kryeministri Kovaçevski në mbledhje të Qeverisë i informoi anëtarët e Qeverisë për propozimin e ri francez

Në mbledhjen e 57-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski i informoi anëtarët e Qeverosë që në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga presidenca franceze ka arritur propozim me zgjidhje që kanë të bëjnë me qëndrimet dhe pozitat publikisht të shprehura nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut në raport me kontestin e Republikës së Bullgarisë.

Propozimi po shqyrtohet nga ana e ekspertëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa i njëjti prej nesër do të vendoset në proces të gjerë konsultues me partnerët e koalicionit qeveritar. Presidenti i shtetit, Kryetari i Kuvendit, si dhe sektori joqeveritar dhe ekspertët në vend, pas së cilës pritet të sillet vendim në raport me propozimin.