Kovaçevski: Vendimin për ardhmërinë tonë do ta sjellim bashkërisht, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mbajti takim koordinues me anëtarët e koalicionit qeveritar, në të cilën i informoi për përmbajtjen e propozimit të presidencës franceze. Pas përfundimit të takimit, Kryeministri Kovaçevski mbajti konferencë për shtyp për mediat.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski nga konferenca për shtyp:

“Sot mbajtëm takim për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, për të ardhmen e shtetit dhe për të gjithë qytetarët tanë. Së bashku me partnerët e koalicionit qeveritar diskutuam për propozimin që dje e mori Qeveria përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Këtë e premtova para qytetarëve, para partnerëve, në koalicion qeveritar dhe tani e realizojmë.

Takimi i sotëm është i pari nga një sërë takimesh që do t’i fillojmë dhe do t’i udhëheqim në procesin e gjerë konsultues me opinionin tanë. Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe ministri Osmani sot e shpalosë dhe procesit dhe propozimit para partnerëve të koalicionit. Biseduam me fakte, detaje por duke pasur parasysh pozicionin dhe qëllimin tonë, anëtarësimi në BE.

Pozicioni në të cilin gjendem sot është më i përshtatshëm për ne, pozicioni ynë dhe strategjia jonë dhanë rezultate. Para nesh kemi propozim që i inkorporon shënimet tona dhe qëndrimet e shprehura qarte.

Për të ndërtuar qëndrim zyrtar si shtet me këtë takim sot e  filluam procesin e gjerë konsultativ. Do t vazhdojmë edhe me Presidentin e shtetit, që është tërësisht deri më tani i drejtuar dhe i konsultuar me të gjitha detajet, do të debatojmë dhe në Kuvend dhe me opozitën, si dhe me sektorin civil, mediat, opinionin ekspert në vend.

Propozimin e shohim si bazë solide për ndërtimin serioz, përgjegjës dhe qëndrim shtetëror për mundësinë që hapet për vendin tonë.

Të gjitha pohimet në forma të ndryshme konsideroj se u fundosën. Si Qeveri parimisht u përmbajtëm në pozitat shtetërore në raport me bisedimet me Bullgarinë në çdo pikëpamje, e mbrojtëm interesin nacional dhe identitetin maqedonas nacional.

Premtuam se do të përpiqemi për të mbajtur linjat e kuqe kryesore të cilat me muaj i përsërisim dhe për të cilat Kuvendi e miratoi Rezolutën konsensuale. Kjo është më se e qartë tani që është ashtu.

Në propozimin evropian kemi përcaktuar qëndrime për pranim të qartë dhe pa hamendje të gjuhës maqedonase, si dhe që protokolli të mos jetë në kornizën e negociatave. Është shumë e rëndësishme që pozicioni ynë për të filluar më tej dhe pa kushte të procesit të negociatave dhe mbajtjen e një konference ndërqeveritare me Bashkimin Evropian është inkorporuar gjithashtu edhe në propozimin që na është dorëzuar.

Dua të ripërsërisë se ne kemi një plan dhe një strategji që po jep rezultate.
Procesi për marrjen e një vendimi përfundimtar është transparent dhe detajet përkatëse do t'i ndajmë me publikun. Pas këtij takimi, i gjithë propozimi do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë.

Por më së shumti nga ne varet se si do të rrjedhë dhe në cilin drejtim do të lëviz ai proces. Prandaj ky është takimi i parë në vend, ky është vendi i parë dhe më i rëndësishëm për sjelljen e qëndrimeve të mençura, precize dhe burrështetas.

Vendimi për të ardhmen tonë do të miratohet nga ne, në parimi të qëndrimeve të përbashkëta, bazës meritore, sipas interesave strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij. Dua të falënderoj publikisht të gjithë ata që janë përfshirë në mënyrë konstruktive në këtë proces deri më tani”.

Në bashkëngjitje të këtij e-maili Ju dërgojmë në mënyrë integrale propozimin e presidencës franceze.

Draft EU Common Position for the 1st IGC

Draft General EU position

Draft Council Conclusions