Daim Luçi - zëvendës i ministres e cila udhëheq me Ministrinë e Kulturës

Daim Luçi është i lindur më 6 dhjetor të vitit 1991 në Shkup.Në vitin 2014 ka diplomuar në studime politike në Universitetin Shtetëror të Tetovës ndërsa studimet pasdiplomike i ka kryer në Universitetin e Evropës Juglindore.

Luçi është ekspert në fushën e shkencave politike me mbi 7 vite përvojë pune në organizata jo qeveritare, ndërsa në vitin 2009 është një nga themeluesit e Lidhjes së studentëve shqiptarë.

Ai është themelues dhe redaktor kryesor i revistës mujore „Stina Rinore“. Nga viti 2019 deri vitin 2012 ka qenë sekretar i përgjithshëm  dhe drejtor në Qendrën Edukative pranë Shoqatës „klubi Elita“,ndërsa në periudhën e viteve 2012-2014 themelues dhe kryetar i parë i Lidhjes së studentëve shqiptarë.

Në skenën e politikës së RMV për herë të parë është shfaqur në vitin 2014 si një nga themeluesit e partisë politike „Lëvizja Besa“ në funksionin kryetar i Forumit Rinor të „Lëvizjes Besa“. Me ndarjen e partisë politike „Lëvizja Besa“  në vitin 2018 paraqitet si themelues i subjektit të ri politik „АalternАtivА“, ku në periudhën e viteve 2018-2019 mban funksionin kryetar i Forumit Rinor të АalternАtivА-s. Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2017 është emëruar Këshilltar në Këshillin Komunal të komunës së Çairit.

Nga viti 2019 në mënyrë aktive mer pjesë në shumë trajnime dhe konferenca lokale dhe ndërkombëtare.

Luçi në mënyrë aktive flet gjashtë gjuhë:shqip,maqedonisht, anglisht,turqisht,sërbisht dhe kroatisht.

Me postin Zëvendës Ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është emëruar më 11.02 të vitit 2022.