Sot në Tiranë vijon puna e grupeve ndërqeveritare dhe e odave ekonomike të vendeve anëtare të Open Balkan me fokus menaxhimin dhe reagimin e shpejtë në rast fatkeqësish dhe aksidentesh, në rast të mungesës së ushqimit dhe në rast të një krize energjitike.
Në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, lidhja rajonale me qëllim të stabilitetit më të madh energjetik është fokusi më i madh i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ne ndajmë të njëjtin synim me partnerët dhe miqtë tanë nga rajoni. Prioriteti ynë i përbashkët është lidhja rajonale energjetike, rritja e kapaciteteve energjetike si dhe furnizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji që është në dispozicion të qytetarëve tanë.
Të tre vendet ranë dakord se sigurimi i ushqimit në kushtet e një krize botërore paraqet sfidë dhe prioritet, prandaj Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria po krijojnë mekanizma për të ndihmuar njëra-tjetrën.
Gjithashtu, në organizim të Ministres së Bujqësisë së Shqipërisë, Frida Krifca, do të mbahet sot në Tiranë një takim i përfaqësuesve të të tre vendeve me blerësit dhe shpërndarësit shqiptarë për të shqyrtuar mundësitë e reja për importin dhe eksportin e sheqerit, vajit, miellit dhe kripë në rajon, në kushte të favorshme për ekonominë maqedonase, serbe dhe shqiptare.