Delegacion qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri Kovaçevski bëri homazhe për Nikolla Karev, Presidentin e parë të Republikës së Krushevës

Delegacion qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta në vendprehjen e përjetshme të Nikolla Karevit, Presidentit të parë të Republikës së Krushevës, në "Makedoniumin" e Gumenjës - Krushevë.

Me këtë fillon kremtimi në Krushevë i festës së madhe shtetërore 2 Gushtit, Ditës së Republikës – Ilindeni, i cili këtë vit shënohet nën sloganin “Forca jonë për të ardhmen”.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski e udhëheq delegacionin qeveritar i cili përbëhet nga zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski do të bëjë homazhe dhe do të vendosë kurora me lule të freskëta në monumentet historike kushtuar Ilindenit në Krushevë, te monumenti i Slivës, i cili është simbol i flijimit të kryengritësve maqedonas në mbrojtje të Republikës së Krushevës dhe do të merr pjesë edhe në Panihida, e cila tradicionalisht çdo vit organizohet për nder të qytetarëve të rënë të Ilindenit në kishën “Shën Nikolla” në Krushevë.

Më pas vijon manifestimi qendror dhe fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në Meçkin Kamen.