Kryeministri Kovaçevski dhe delegacioni qeveritar nderojnë memorialet kushtuar Ilindenit në Krushevë

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri homazhe dhe vendosi lule te monumenti i Slivës, i cili ndodhet në afërsi të Krushevës dhe është simbol i vetëflijimit të kryengritësve maqedonas në mbrojtjen e Republikës së Krushevës, pas së cilës ata tradicionalisht mori pjesë në përkujtimoren e cila organizohet çdo vit.për nder të qytetarëve të vdekur të Ilindenit në kishën “Shën Nikolla” në Krushevë.

Në përbërje të delegacionit qeveritar udhëhequr nga Kryetari i Qeverisë Kovaçevski përbëhet nga zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Delegacioni qeveritar pas ceremonisë përkujtimore për ilindenasit e vdekur në kishën “Shën Nikolla”, do të vendosë lule edhe në përmendoren e Meçkin Kamenit, pas së cilës do të vijojë manifestimi qendror ku do të mbajë fjalim Kryeministri Kovaçevski.

Delegacionet shtetërore po e festojnë sot festën e madhe nacionale në disa lokacione për nder të vënies së themeleve të shtetësisë sonë dhe për nder të luftëtarëve për shtet të pavarur dhe të lirë.