Programi i festës shtetërore me rastin e 2 Gushtit, festës së madhe nacionale kur festojmë 119 vjet nga fillimi i kryengritjes së Ilindenit - shpalljes së Republikës së Krushevës dhe Ditës kur para 78 vjetësh u mbajt mbledhja e parë e KAÇKM -ës me të cilën u themelua shtetësia, e cila filloi në Shkup, vazhdon para Qendrës Memoriale KAÇKM, në Pelincë, në organizim të Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Delegacioni qeveritar i përbërë nga ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, vendosën lule për nder të mbledhjes së parë të Kuvendit Antifashist të Çlirimit Popullor të Maqedonisë, para monumentit të KAÇKM në Pelincë.
Me vendosjen e luleve, qeveritarët bënë homazhe heronjve që dhanë jetën për atdheun tonë, duke lënë amanet për ruajtjen e lirisë dhe kujtimin e përjetshëm të mallit të plotësuar për shtetin e tyre, mbi të cilin luftëtarët e KAÇKM -ës vunë themelet e forta. Programin shtetëror në Pelincë, me rastin e shënimit të festës së madhe nacionale Ilinden, është në organizim të Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili iu drejtua të pranishmëve, pas së cilës vazhdoi programi kulturo-artistik.