Kovaçevski: Qeveria po punon në mënyrë aktive për ballafaqimin me krizën energjetike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në pjesëmarrjen e tij në Lajmet e Kanal 5 tha se Qeveria tashmë është duke u përgatitur dhe ekipet e Ministrisë së Financave tashmë janë duke punuar për të përballuar sa më mirë krizën energjetike dhe ekonomike.

Kovaçevski u fokusua në problemin e mungesës së naftës në Evropë, i cili tashmë është ndjerë në Slloveni dhe disa vende të tjera, si dhe problemin e gazit, duke qenë se pjesa më e madhe e Evropës është 100% e varur nga gazi rus.

“Qëllimi është sigurimi i sasive të mjaftueshme të energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit. Qëllimi i dytë është sigurimi i sasive të mjaftueshme të lëndëve të para për prodhim, prandaj, Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) u ngarkuan për nënshkrimin e kontratave me furnizuesit e qymyrit, rritjen e minierave të qymyrit në vend dhe mënyrat për të siguruar mazut në sasi të mjaftueshme”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.