Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti së bashku me z. Naser Sahiti - Rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Edmond Hajrizi-Rektori i Universitetit për
Biznes dhe Teknologji (UBT), z. Samedin Krrabaj-Rektori i Universitetit të Prizrenit, , znj. Edona Maloku Berdyna- zv. Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, znj. Liza Gashi- zv. Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Republikën e Kosovës, ishin pjesë e Tryezës së Rrumbullakët, që u mbajt në Kosovë në suaza të Konferencës Akademike të Diasporës në TIK.
Në këtë panel Aliti trajtoi rolin e diasporës shqiptare në rritjen e kapaciteteve kërkimore në TIK, ku theksoi nevojën e ndryshimeve legjislative dhe formalizimit të bashkëpunimeve mes institucioneve apo universiteteve tona dhe atyre të huaja, në mënyrë që projekte konkrete, të rezultojnë në rritjen e nivelit të kërkimeve dhe hulumtimeve në vendet tona.
Ministri Aliti falënderoi të gjithë profesorët në diasporë, për kontributin dhe angazhimin e tyre që të mundësojnë kërkimet dhe studime kualitative për studentët.