Takim Kovaçevski-Loson: Mbështetje e fuqishme e Mbretërisë së Bashkuar për realizimin e qëllimeve strategjike dhe të politikave për zhvillim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me Metju Loson, ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në shtetin tonë.

Në takim është konfirmuar miqësia e madhe midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe është potencuar përcaktimi i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në ekonomi, në mbrojtje – si vende partnere në NATO, në luftën kundër krimit dhe krimit dhe korrupsionit dhe është paralajmëruar mbështetja e proceseve të mëtutjeshme reformuese në vend.

Në takim janë dërguar urime për avancimin e shtetit tonë në integrimet evropiane dhe fillimin e negociatave me BE-në, përmes zgjidhjeve të mençura të arritura në propozimin e presidencës franceze me Këshillin e BE-së. Në të njëjtën kohë, u transferua mbështetje e fortë nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, pas anëtarësimit në NATO. Mbështetje u shpreh edhe për politikat që çojnë në zhvillimin e shtetit, përmes gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit, në vend dhe në rajon.

Në takim është theksuar respektimi nga Mbretëria e Bashkuar në gjuhën maqedonase dhe zhvillimin e kulturës maqedonase.

Gjithashtu, së bashku është konstatuar se politikat e fqinjësisë së mirë japin rezultate në perspektivat e vendit dhe të gjithë rajonit. Në këtë drejtim theksohet rëndësia e nismës Ballkani i Hapur.

"Qeveria dhe unë si Kryeministër jemi të orientuar ndaj sigurimit të jetës më të mirë për qytetarët, përmes zbatimit të vlerave evropiane në shtet. Jemi të përcaktuar ndaj qeverisjes së të drejtës dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor. Udhëheqim politika parimore të fqinjësisë së mirë me përkushtim të plotë ndaj përcaktimeve kombëtare dhe identitare. Në politikën e jashtme, ne jemi 100% në linjë me politikat e BE-së. Dhe presim që të gjitha subjektet politike në vend t’i tejkalojnë interesat partiake, për të realizuar plotësisht qëllimin e dytë strategjik – anëtarësimin në BE, e cila është rruga e vetme e drejtë dhe nga e cila nuk ka kthim prapa", tha Kryeministri Kovaçevski.

Në takim u bisedua edhe për tejkalimin e sfidave në fushën energjetike dhe për çështje të tjera aktuale si për rajonin ashtu edhe për botën, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe nga pandemia.